Quantcast
Channel: Figura te Shquara – Cameria Ime
Viewing all 30 articles
Browse latest View live

DAUT HOXHA -KRYEHEROI MUSLIMAN I ÇAMERISE

$
0
0

KRYEHEROI MUSLIMAN I ÇAMERISE DAUT HOXHA

IBRAHIM D. HOXHA

HISTORIAN FOLKLORIST (Djali i Daut Hoxhes)

BEJDESHÀTI, Daut mulla Qamil mulla Qemal(1895-1940). Me mbiemrin HOXHA u quajt pas kalimit të herë pas hershëm brenda kufirit të shtetit shqiptar, mbiemër që u mbeti trashëgim edhe pasardhësve të tij. Që 17-vjeçar u dallua në luftimet për përballimin e ushtrisë mësyese greke gjatë viteve 1912-1913. Në krye të një çete luftëtarësh bashkëvendës gjatë viteve 1913-1925 iu kundërvu rreptësisht pushtetit grek dhe i shkaktoi atij dëme të ndjeshme; ndëshkoi disa ushtarakë dhe nëpunës keqbërës. Madje Daut Hoxha u bë edhe një nga krerët çamër të lëvizjes demokratike të viteve 1923-1925 në Çamërinë e brendakufirit të shtetit shqiptar. Rrjedhimisht në pranverën e 1925-s zonëkomandanti i Jugut, kapiten Hysni Dema, e burgosi. Këtë dhe 4 nga bashkëpunëtorët e vet më në shenjë, nën emrin “Grupi Demokrat Çam”, i internoi në Lezhë e pastaj në Elbasan.

Mbi veprimtarinë atdhetare të tij –veç dokumentacionit arkival- hidhet dritë edhe në fletoret: “Çamëria…”, dt. 26.9.1992, “Balli i Kombit”, dt. 26.4.1993, “Kosova” nr. 16, tetor 1993, “E Djathta”, dt. 1.7.1994, “55”-sa, dt. 15 e 17.X.2000 dhe dt. 6.8.2002, “Gazeta Shqiptare”, dt. 14.3.2001, “Panorama”, dt. 29.12.2002. E përkohshmja “AMA” nr. 2, korrik, 1998, fq. 38-40 dhe librat “Daut Hoxha”, T., 2000 dhe “Çamëria Denoncon”, T. 2002, fq. 403.

Qeveria greke, për të mbuluar gjakësitë, shtypjen dhe keqbërësitë e tjera ndaj popullatës së Çamërisë së robëruar, nëpërmjet makinës së vet mëkatare shtetërore, nuk la mënyrë dhe mjet të grektë pa përdorur për përgojimin dhe zhdukjen e Daut Hoxhës. Organet e dhunshme të tyre herë pas here e fajësonin me padije nga më të pabesueshmet dhe nga më qesharaket. Kurse gjykatat përkatëse në mungesë të tij shpallnin tërë llojet e ndëshkimeve. Më 27 gusht 1923 gjakatarët e paguar nga qeveria greke, ndërmjet Delvinaqit dhe Kakavjesë vranë kryetarin e Komisionit Ndërkombëtar për caktimin e kufirit shtetëror shqiptaro-grek, gjeneralin italian, Enriko Telinin dhe shoqëruesit e tij. Qeveria greke bëri çmos që nëpërmjet Lidhjes së Kombeve fajin e vet t’ia hidhte Daut Hoxhës. Mirëpo Komisioni Ndërkombëtar Hetimor i ngritur posaçërisht nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve fajësoi qeverinë greke dhe e dënoi atë me gjobë tejet të rëndë si edhe me ndëshkime të tjera morale. Rrjedhimisht Daut Hoxha u lëshua nga burgu. Duke vazhduar përpjekjet e saj për ta hedhur në dorë gjallë a vdekur, qeveria greke u mundua ta gënjente nëpërmjet të ashtuquajturës “falje”. E kur edhe kjo gënjeshtër nuk iu besua, më 1931 qeveria greke u përpoq ta detyronte qeverinë shqiptare t’ia dorëzonte si keqbërës. Mirëpo gjyqi politik -ku ndodheshin edhe përfaqësuesit e qeverisë greke- e qiti të pafajshëm; sërish Daut Hoxha u lëshua nga burgu. Duke mos mundur të shpikte dot më ndonjë dredhi asfaliane e as të ngrinte ndonjë grackë tjetër polifemike, qeveria greke vazhdoi të dërgonte fshehtazi çeta gjakatarësh brenda shtetit shqiptar për ta vrarë. Nëpërmjet agjentëve të këtej kufirit, çetat arritën disa herë t’i zinin prita, po në të gjitha ai kishte mundur të shpëtonte, falë guximit dhe shpejtësisë së tij si dhe shoqëruesve të armatosur që mbante përherë me vete. Sado që me Zogun ishte ftohur prej vitesh, zbritjen e ushtrisë italiane e quajti të pafalshme. Tok me rreth 250 bashkëluftëtarë të andej dhe këndej kufirit shtetëror zuri krëhërin shkëmbor të Shkallës së Konispolit. Kjo bëri që ushtria italiane të hynte në Konispol 14-15 ditë pasi kishte zbritur në Sarandë. Rrethkomanda e karabinierisë që ditën që shkeli në Konispol, lëshoi urdhrin: Daut Hoxhës i ndalohet mbajtja e armëve të luftës dhe shoqërimi i tij me njerëz të armatosur. Çetat greke zunë të lëvrinin gati sheshit këndej kufirit, kurse organizatat asfaliane në fshatrat Çiflik, Mursi e Sopik –siç dëshmoi më 1960 në hetuesi Thodho Vetua nga Çifliku- u urdhëruan të ndihmonin çetat në fjalë. Bashkëveprimi i tyre bëri të mundur vrasjen pabesisht të tij më 15.6.1940 në Sheshin e Rrahut –nën Qafën e Soronesë- vend ndërmjet Konispolit e Sarandës. Qeveria greke, për të fshehur dorën e vet gjakatare, shpalli se s’kishte kurrfarë dijenie për këtë vrasje; po, kur e pa që s’e fshihte dot më tiganin nën kamillahj, u detyrua ta pranonte. Me qëllim që të shfajësohej, qeveria greke, nëpërmjet zyrës së saj të shtypit nuk la shpifje pa shpikur e pa shpallur ndaj viktimës së vet. Dhe jo vetëm kaq, nëpërmjet veglave të saj brenda shtetit shqiptar, asfalia greke turbulloi mendjen e shumë e shumë shqiptarëve miopë politikë dhe i bëri ata zëdhënës asfalianë. Për këtë paudhësi zëdhënësit e saj asfalia greke i kishte të gatshëm. Me t’u shpallur vrasja e D. H., vrungaléja greke, Vasil Panajotidhi -deri atëherë i fshehur në Ersekë nën petkun e “ëmbëltorit”- u vërsul tërbimthi sheshit. Pas tij u derdhën zvarranikët e tij, ndër të cilët edhe njëfarë Niko Lon Qafëzezi dhe Dule a Xhule Skënderi nga Korça. Pjesëtarët e çetave asfaliane brenda shtetit shqiptar –ndër ta edhe 3-shja e sapopërmendur- zunë të çirreshin dhe të stërçirreshin; ata përsërisnin përherë e më me gulçima shpifjet e qeverisë greke, të shpallura nëpërmjet zyrës së shtypit të M.P.J.G. dhe fletoreve “Elinikon Melon”, “Estia”, “ Proia” etj. Gjyqtarët shqiptarë të kohës, të kërcënuar e më shumë të paguar nga asfalia, bënë çmos për të fshehur pjesëmarrësit e brendakufirit në faj.

Shpifëritë asfaliane ndaj Daut Hoxhës që rrëmuja dhe zhurma e Luftës II Botërore i kishte mbytur disi, me të mbaruar kjo, shpërthyen papritmas me tërë egërsinë dhe paturpësinë e grektë. Kredharakët asfalianë, nën emrat “internacionalistë”, “miq të popullit grek” e hiçkëla të tjera të kësojshme, “fap” e shkyen sërish kamaren e tyre ngjyrrë jo vetëm duke llomotitur poshtë e lartë në mënyrë të papërgjegjshme, por edhe nëpërmjet “Radio Tiranës”, “Zërit të Popullit”, “Koha e Jonë”, “Dita”, “Republika”, “Hosteni”, “Historia e Shqipërisë” dhe ndonjë organi tjetër.

Kështu ndaj Daut Hoxhës që kishte luftuar me përkushtim shembullor 27 vjet rresht për mbrojtjen e vatrës së vet dhe të një pjese të truallit kombëtar shqiptar, ndaj këtij luftëtari që kishte shkrirë pasurinë e tij të lakmueshme, ndaj atij që –siç vëren Albert Kotini në librin e vet “Çamëria Denoncon”(fq. 403)- u flijua vet i 13 bashkëluftëtarë: vëllezër dhe të afërt të tjerë të të njëjtit zjarr, zyrtarisht u mbajt qëndrim fyes dhe përçmues, sikur të kishte luftuar kundër Shqipërisë. Dhe në këtë mes e keqja edhe më e madhe ishte se, duke dënuar Daut Hoxhën, vetëvetiu duartrokitej dhe lëvdohej qeveria grabitqare e gjakatare greke që vrau e preu sa mundi, qeveri që Shqipërisë i kishte shkaktuar gjëma e mjerime të papërshkruara. Shkurt i thuhej: të lumtë që vrave çdo atdhetar çam që munde; rrofsh që i shkëpute trungut shqiptar Çamërinë dhe pjesët e tjera të Jugut!

Bilal Xhaferri

$
0
0

Bilal Xhaferi (nip i dijetarit të shquar Hasan Tahsini) u rrit jetim pa nënë e pa babë.

Ja disa nga datat kryesore të jetës dhe veprimtarisë së tij:

1935, 2 nëntor u lind në fshatin Ninat (Ninati) të Konispolit, në krahinën e Çamërisë.

1943, i vdes e ëma.

1945, i pushkatohet i ati nacionalist antikomunist.

1948, largohet prej vendlindjes.

1948-1952 jeton dhe punon në Sarandë, punëtor krahu, korier poste, etj.

1954-1955 ndjek shkollën shtatëvjeçare natën në fshatin Sukth të Durrësit.

1962-1963 boton poezitë dhe tregimet e para në gazetat “Zëri i Rinisë”, “Drita”, në revistat “Nëntori”, Ylli”, etj.

1966 i botohet vëllimi me tregime “Njerëz të rinj, tokë e lashtë” që pati një sukses jo të zakonshëm.

1967 i botohet vëllimi me poezi “Lirishta e kuqe”, i cili ndalohet nga censura komuniste.

1967 shkruan romanin “Krastakraus” që u botua më 1993, pas vdekjes.

1968 shkruan skenarin për film artistik “Era shtyn mjegullat”.

1968 i hiqet e drejta e botimit, i ndalohen veprat e botuara, internohet në fshatin Hamalle të Durrësit, pasi ishte përjashtuar nga LSHA e Shqipërisë, me preteskin e kritikës që i bëri romanit “Dasma” të I. Kadaresë, u detyrua të arratisej për në SHBA.

1969, 30 gusht, arratiset fshehtazi prej Shqipërisë në Greqi, sepse nga Sigurimi i Shetit i ishte përgatitur dosja për arrestimin dhe burgosjen e tij.

1970, shkon në SHBA, në Boston.

1970-1972 punon në gazetën “Dielli” në Boston, në SHBA.

1972 nga Bostoni dërgon për botim në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, në Prishtinë, romanin “Ra Berati”.

1974, në tetor, në Çikago të SHBA themelon revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame.

1974-1986 drejton, boton dhe redakton revistën “Krahu i shqiponjës”, ku botoi shumë artikuj publicistikë, poezi, tregime, romane, skeçe, vizatime, karikatura, foto artistike, etj. Kjo revistë ishte tribunë e mendimit të lirë që trajtonte vazhdimisht temat e problematikat e çështjes çame, çështjes kombëtare shqiptare, temat rreth diktaturës në Shqipëri e, mbas vitit 1981, më dendur problemet lidhur me Kosovën. Në faqet e revistës Bilali botonte, përveç krijimeve të tij letrare, edhe krijimtari letrare e përkthime të autorëve të tjerë shqiptarë e të huaj. Ai arriti të nxirrte 39 numra të kësaj reviste, në dy gjuhë, ship e anglisht, deri sa vdiq në rrethana të panjohura në 14 tetor të vitit 1986

1975 boton fragmente të romanit “Trotuare të kundërta” në revistën “Krahu i shqiponjës”.

1977 boton fragmente të romanit “Hëna e kantjereve” në revistën “Krahu i shqiponjës”.

1978 e plagosin disa njerëz të panjohur.

1981 digjet redaksia e revistës “Krahu i shqiponjës” ku kishte dorëshkrimet e veprave letrare, studime, kërkime shkencore, përkthime, shënime politike, letra, piktura, fotografi, etj.

1986 sëmuret dhe operohet prej tumorit.

1986, 14 tetor, vdes në spital në Çikago në rrethana të panjohura.

1995, 3 maj, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen “Martir i demokracisë” (Dekreti 1089) me motivacionin “Për përkushtim si publicist e politikan disident në luftën kundër komunizmit e diktaturës, për aspiratat e tij thellësisht kombëtare e demokratike”.

1995, 6 maj, shkrimtari Shefki Hysa, drejtues i OJQ Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri” (Komuniteti Kulturor i Çamërisë, në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare inicoi dhe organizoi ceremonialin e rikthimit në Atdhe të eshtrave të poetit, prozatorit dhe publicistit të shquar disident Bilal Xhaferri që tanimë prehet në vendlindje, në Sarandë.

Bilal Xhaferri ishte një shkrimtar i rrënjëve të etnisë në vitet gjashtëdhjetë, kur letërsia shqipe ose lavdëronte idetë e socializmit, ose fitoren në Luftën e Dytë, duke e thjeshtësuar këtë në absolutin ideologjik të përparimit. Në këtë aspekt, Xhaferri duket i vetmuar për kohën, duket i lidhur me letërsinë e paraluftës; po ky tashti të kaluarën nuk e shikon në stilin e himnizimit e të lavdit, si mbështetje për problemet aktuale, po pikërisht duke marrë një qëndrim kërkues e kritik për të kapur esencat krahas situatës kalimtare. Në këtë vështrim, kërkimi letrar i Bilal Xhaferrit në të shkuarën, në rrënjët etnike, nuk bëhet si shpalim dhe fascinim me të kaluarën, po pikërisht si kërkim për të bërë ndërkomunikime të kohëve. (Sabri Hamiti) në “Poeti i nemun: Bilal Xhaferri”

Burimi i të dhënave

Robert Elsie, Historical Dictionary of Albania, New Edition, 2004, ISBN 0-8108-4872-4, S. 452f
“Poeti i nemun – Bilal Xhaferri”, Prishtinë, Sabri Hamiti
Namik Mane, “Një natë e zakonshme” (2003}, Tiranë, ISBN 99927-902-4-5
“Uragani i meteorëve”, (Bilal Xhaferri përballë Ismail Kadaresë), Shkup, Fatime Kulli, ISBN 9927-2227-7-0
“The industrial object in the mountain”, Tiranë, Adriatik Kallulli
“Unë – Njeriu”, Sarandë, 2007, Hekuran Halili, ISBN 978-99943-966-6-5
“Nektar i shpirtit shqiptar” (Antologji për Çamërinë), Tiranë, 2007, Ahmet Mehmeti, ISBN 978-99943-50-13-1
Bashkim Kuçuku, “Antologji e poezisë shqipe” (2008), Tiranë, ISBN 978-99943-42-41-9
Shefki Hysa, “Diplomacia e vetëmohimit”, (2008), Tiranë, ISBN 978-99956-650-3-6

Dera e Dinejve – Familja Dino në emigracion

$
0
0

Familja Dino në emigracion

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, gjendja për familjen Dino u vështirësua shumë. Me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri anëtarët e kësaj familje u denigruan mjaftë rëndë. Personalitet e familjes Dino u bënë viktima të egoizmit kultist komunist si edhe të
manizmit anti çam të diktatorit të Shqipërisë. Nën akuzën e tradhtisë, qeveria komuniste dënoj me vdekje një prej anëtarëve të kësaj familje, i cili kishte dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e krahinës së Çamërisë. Mazar Dino u ekzekutua me varje
në shtator të 1948 në Delvinë.

Në një situatë të vështir dhe persekutuese kjo familje u detyrua të emigronte dhe të jetonte në vende të ndryshme, duke iu mohuar e drejta e jetesës në atdheun e tyre.
Rexhep Dino, i cili kishte mbaruar shkollën e lartë për tregti në Romë dhe zotëronte tetë gjuhë të huaja pas mbarimit të luftës u vendos në Itali dhe prej andej u detyrua të emigronte për në Gjermani ku dhe vdiq në vitin 1994. Kontribut të rëndësishëm ai ka dhënë në përshkrimin e masakrave të popullsisë çame nga bandat e Napoleon Zervës.

Personalitetet më të njohura të familjes Dino si: Ali Dino, Arif Dino Abedin Dino (i riu), Nevin Dino etj., të cilët edhe në emigracion, mundën të përballonin vështirësitë duke qenë të suksesshëm në profesionet e tyre e duke treguar shpirtin luftarak të kësaj familje.

Ali Dino (1891 – 1938), është mbiquajtur “Mjeshtër i karikaturës” dhe qe president i Shoqërisë së Karikaturës së Greqisë. Vdiq në Athinë

Arif Dino (1892 – 1957), përveçse një shkrimtar i njohur qe dhe një piktor i madh, por nuk dinte ti ekspozonte veprat e tij. Pikturonte për vete dhe mjaftohej duke ua treguar ato miqve të tij më të afërt.

Personaliteti më i njohur i kësaj familje pa dyshim që mbetet Abedin Dino ( i Riu) (1913 – 1993). Që në moshë të re bashkë me shokët e tij ai publikoj një të përjavshme të cilën miku i tij i ngushtë, shkrimtari i njohur turk, Jashar Qemali, kandidat disa herë për çmimin Nobel, e titullojë “ Anija”. Abedin duke qenë një njeri aktiv filloj të angazhohej dhe të merrte
pjesë me pikturat e karikaturat e tij tek grupi që botonte gazetën “Njeriu i Ri”.

Për shkak të ideve krijuese mjaftë përparimtare për kohën bashkë me të vëllain, Arifin, internohen në Adëna. Gjatë viteve të internimit punoi në gazetën “Fjala turke”, zyrat e së cilës ndodheshin në bulevardin që mbante emrin e të gjyshit, Abedin Pashës.

Pas internimit kthehet në Stamboll, ku përreth dy javë ekspozon vizatimet e tij, duke u prit mjaftë ngrohtë e duke korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Pas këtij suksesi të parë për të, bashkë me shokët e tij krijon “Grupi D”, i cili kishte si qëllim të ndihmonte në zhvillimin e pikturës dhe në afrimin e publikut me artistët.
Pasi kishte tërhequr vëmendjen me krijimet e tij, më 1934 Abedini ftohet nga Rusia. Pasi mbërrin në Leningrad në shtator të vitit 1934 një kineast sovjetik, Jutkiçeviç i bënë ftesën për të punuar si dekorues në kinematografi duke i krijuar kështu mundësin që të ekspozonte veprat e tij në Rusi.
Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Abedin shkon në Ankara, ku fillon ti përkushtohet prodhimit të qeramikës. Qëndrimi i tij në qytetin ku gjyshi i tij kishte qenë qeveritar nuk zgjati shumë. Me pretekstin se në një nga qeramikat e tij ai riprodhonte figurat e
skifterit dhe të çekiçit, ai persekutohet përsëri. Në këto kushte bashkë me të shoqen, Gezinën, detyrohet të emigrojë në Itali.

Por edhe këtu qëndron shumë pak, pasi qeveria turke kërkon ekstradimin e tyre për në Turqi. Pas peripecish e vuajtjesh të shumta, Abedini vendoset përfundimisht në Parisë, ku qëndron deri në momentet e fundit të jetës. Pas një pune titanike ia arriti të krijonte një mjedis të kulturuar e të vlerësuar nga të gjithë. Me veprimtarinë e tij artistike e punën e tij si artistë
shumë dimensional, Abedin Dino zuri një vend të  veçantë në botën e artit. Ai arriti famën e njeriut të kultivuar e të talentuar, duke fituar vlerësimin e publikut francezë e atij ndërkombëtar.

Personaliteti krijues u reflektua duke botuar artikuj në gazetat e revistat më të njohura të Stambollit. Për artin e tij piktori Ferit Mullai do thoshte: “Abedini bën pjesë në talentet e veçanta; është zot i të gjitha teknikave piktorike”.

Vlerësimet për krijimtarinë e tij do të vinin edhe nga vendi që e kishte munduar aq shumë, Turqia. Për të gazeta turke “Tarih ve Toplun” do të shkruante: “ Abedi Dino pati një vend të posaçëm në botën e artit.
Ai ishte një pus në njohurit shkencore; njohës i letërsisë, historisë, sociologjisë. Ishte një njeri që jetonte në lidhje të ngushtë me artin e kulturën natë e ditë. Tek ai çmohej sidomos humanizmi dhe miqësia…
Abedin Dino do të vazhdojë të jetojë me emrin dhe pikturën e tij në fytyrën e ndritur të botës së artit, midis shkrimtarëve dhe poetëve të shquar, por veçanërisht midis piktorëve gjenial si Pikaso”.

Emrat e mësipërm na dëshmojnë se familja Dino nuk qe vetëm një familje ku ndjenjat atdhetare qenë kultivuar thellë, por edhe një familje që vlerësonte artin e i
përkushtohej me shpirt krijimtarisë artistike. Emrat e tyre, të renditur denjësisht përkrah artistëve me famë botërore, na dëshmon qartë talentin e tyre krijues, që ka markuar në historinë dhe kulturën botërore.

Dokumente arkivore të botuara
Naska, Kaliopi, Dokumente për Çamërinë 1912 – 1939,  Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë, Dituria, 1999.
Organe Shtypi “Bashkim”,Tiranë, 9 janar 1981, nr 7.
Burime bibliografike
Cervi , Mario, Storia della Guerra di Grecia, Milano, Sugar Editor.

Çështja çame dhe integrimi Evropian, Instituti i studimeve për Çamërinë, Tiranë, Arbëria, 2005.

Fischer, J. Bernd, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë, Çabej,1996.

Fischer, J. Bernd, Shqipëria gjatë luftës, 1939 – 1945, Tiranë, Çabej, 2004.

Haskaj, Zihni, “Mendimi politik e shoqëror i Rilindjes Kombëtare Shqiptare (Përmbledhje artikujsh nga shtypi)”, vëll I, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë, 1971.

Historia e Popullit Shqiptar, vëll II, Instituti i Historisë, Tiranë, Toena, 2002.

Hoxha, Ibrahim, Çamëria dhe Janina në vitet 1912 – 1922, Tiranë, Hasan Tahsini, 1996.

Hoxha, Ibrahim, Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek, Tiranë, Hasan Tahsini, 2000.

Isufi, Hajredin, Politika e shtetit grek për dëbimin e popullsisë çame në vitet 1914 – 1928 dhe qëndresa shqiptare, “Studime historike”, nr 1 – 4, Instituti i Historisë, Tiranë, 1993.

Jacques, Edwin, Shqiptarët: Historia e popullit shqiptar nga lashtësi deri në ditët e sotme, Tiranë, Kartë e pendë, 1995.

Kotini, Albert, Çamëria denoncon, Tiranë, Fllad, 2002.

Kondi, Arben, Rikthim në Çamëri, Tiranë, Arbëria, 2003

Konica, Faik, Ju rrëfej grekët, Tiranë, Ora, 2002.

Kolgjini, Tahir, Të vërtetat shqiptaro – greke, Tiranë, 1997.

Mehmet, Ahmeti, Abedin Dino, Tiranë, Onufri, 1998.

Meta, Beqir, Tensioni Greko – Shqiptar (1939 – 1949), Tiranë, Geer, 2002.

Punimet e seminarit të parë kulturorë mbi Çamërinë, Shkodër, Pohenix, 2002.

Puto, Arben, Qeveria e Vlorës dhe Konferenca e Ambasadorëve, “Studime historike”, nr 4, Instituti i Historisë, Tiranë, 1979.

Rrapaj, Fatos, Këngë popullore nga Çamëria, Tiranë, Shtypshkronja e Re, 1983.

Rraça, Shkëlzen, Marrëdhëniet Shqiptaro – Greke: 1829 – 1881, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1990.

Salleo, Ferdinando, Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri, Tiranë, Shtëpia e librit dhe komunikimit, 2001.

Smirnova, Nina, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit të XX, Tiranë, Ideart, 2004.

Sheme, Selman, Çamëria, vendi, popullsia dhe jeta ekonomike, Tiranë, Progres, 2005.

Vlora, bej Eqerem, Kujtime, Tiranë, Shtëpia e librit dhe komunikimit, 2003

SHKRUAN NERTILA HODO

Faik Bej Konica (1875-1942)

$
0
0

Shkrimtari dhe publicisti shqiptar më me ndikim në fillim të shekullit ishte Faik bej Konica (1875-1942). Ai lindi në prill të vitit 1875 në qytetin e vogël të Konicës në malet e Pindit, jo larg nga kufiri i sotëm shqiptar. Pasi bëri shkollën fillore në gjuhën turke në fshatin e lindjes, studioi në Kolegjin Jezuit Saverian të Shkodrës, ndonëse rridhte nga një familje myslimane. Atje jo vetëm u shkollua në gjuhën shqipe, por pati edhe kontaktin e parë me kulturën e Evropës qendrore e me idetë Perëndimore. Prej andej, shkoi në Konstantinopojë, ku vazhdoi studimet në gjuhën frënge në shkollën e mesme perandorake Gallata. Më 1890, në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, e dërguan për studime në Francë, ku qëndroi shtatë vitet në vijim. Pasi ndoqi fillimisht shkollën e mesme në Lisjë (Lisieux, 1890) dhe në Karkason (Carcassonne, 1892), u regjistrua në Universitetin e Dizhonit, nga i cili u diplomua më 1895 për filologji romane. Pas diplomimit shkoi për dy vjet në Paris, ku studioi frëngjishten mesjetare, latinishten dhe greqishten në Collège de France. Studimet i përfundoi në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara, megjithatë, për këtë periudhë të jetës së tij nuk dihet shumë. Si rezultat i këtij shkollimi kaq të larmishëm, ai fliste dhe shkruante shqipen, italishten, frëngjishten, gjermanishten, anglishten dhe turqishten. Qëndrimi në Francë, vend me tradita të kahershme liberale demokratike, pati një ndikim të fuqishëm mbi Konicën, i cili i mësoi dhe i bëri të vetat modelet e mendimit Perëndimor si asnjë intelektual tjetër shqiptar para tij. Tek i riu Konica la gjurmë të thella sidomos liria e shpenguar që gëzonte shtypi francez në vitet e debatit të hapur që u ndez nga skandali Dreifys. Pikërisht gjatë kësaj periudhe tek ai filloi të zgjohej interesi për gjuhën amtare, për historinë e kulturën e vendit të tij, dhe nisi të shkruante artikuj për Shqipërinë në një gazetë franceze. Më 1897 shkoi në Bruksel, ku në moshën njëzetedyvjeçare, më 25 mars 1897 themeloi revistën “Albania”, e cila shumë shpejt do të bëhej organi më i rëndësishëm i shtypit shqiptar në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë. Më 1902 u shpërngul në Londër dhe vazhdoi ta botonte revistën atje deri më 1909. Në Londër krijoi miqësi me poetin dhe kritikun francez Gijom Apoliner (Guillaume Apollinaire, 1880-1918), i cili qëndroi në shtëpinë e tij në vitet 1903 dhe 1904.

Në vjeshtën e vitit 1909 Faik Konica mërgoi në Shtetet e Bashkuara. Në fillim qëndroi në Boston, ku u bë kryeredaktor i gazetës “Dielli”, që ishte themeluar atë vit nga Fan Noli. “Dielli”ishte organi i Federatës së rëndësishme Panshqiptare Vatra të Bostonit. Më 1912 Konica u bë sekretar i përgjithshëm i saj. Ai botoi gjithashtu edhe një periodik tjetër jetëshkurtër, të përdyjavshmen “Trumbeta e Krujës” në Seint Luis, Misuri, që doli vetëm në tre numra më 1911. Më 1912 shkoi në Londër si përfaqësues i Federatës Vatra për të mbrojtur interesat e Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve. Kjo konferencë, që u mbajt në vjeshtën e atij viti, do të merrte në shqyrtim çështjen e njohjes së shtetit shqiptar të sapokrijuar, që kishte shpallur pavarësinë nga Perandoria Otomane më 28 nëntor. Më 29 korrik 1913 ambasadorët pranuan të njohin mëvetësinë e Shqipërisë, ndonëse fillimisht do të vazhdonte nën suzerenitetin e Sulltanit. Në fillim të marsit 1913, Konica, i cili ishte grindur me Ismail Qemal bej Vlorën (1844-1919) dhe i kishte dhënë fillimisht mbështetjen e vet qeverisë së Esad Pashë Toptanit (1863-1920), foli para treqind delegatëve në Kongresin Shqiptar të Triestes, që ishin mbledhur për të diskutuar për fatin e vendit gjatë anarkisë politike që precipitoi si rezultat i Luftërave Ballkanike. Konica pësoi zhgënjim nga politikat e Austro-Hungarisë, të cilat më parë i kishte përkrahur, kur iu bë e qartë se Vjenës i interesonte vetëm përcaktimi i kufirit verior të Shqipërisë dhe se qyteti i tij i lindjes Konica, do t’i falej Greqisë. Në fillimin e luftës së parë botërore, Faik Konica jetonte në Austri (Vjenë, Feldkirch dhe Baden). Në gjendjen e tensionuar politike që ishte krijuar, atje u hap fjala se ai ishte spiun i Italisë, kështu që u detyrua të largohej nga Perandoria e rrënuar austro-hungareze dhe të shkonte në Zvicrën asnjanëse. Në Lozanë u takua me Mehdi bej Frashëri (1874-1963) dhe Mid’hat bej Frashërin (1880‑1949) dhe më 2 nëntor 1915 botoi atje një traktat me titull “L’Allemagne et l’Albanie” (Gjermania dhe Shqipëria), ku sulmonte Gjermaninë për mbështetjen që i bëri propozimit për ndarjen e Shqipërisë ndërmjet grekëve dhe sllavëve. Në mars të vitit 1916 e gjejmë në Sofje me Dervish Himën (1873-1928), kurse në korrik të atij viti përsëri në Baden (Austri). Thuhet se më pas u detyrua të largohet përsëri nga Austria, këtë radhë për në Itali, për shkak se kishte kritikuar politikat austriake dhe gjermane në Shqipëri dhe për këtë trajtohej si njeri i dyshimtë nga autoritetet austriake. Më 1921, përsëri në Shtetet e Bashkuara, u zgjodh kryetar i Federatës Vatra të Bostonit dhe u bë përsëri kryeredaktor i gazetës “Dielli”, ku tani kishte një rubrikë të vetën, ‘Shtylla e Konicës’. Në verën e vitit 1926, diktatori Ahmet Zogu (1895-1961) e emëroi Faik Konicën ambasador të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, post që e mbajti deri në pushtimin e vendit nga Italia, në Pashkët e vitit 1939. Vdiq në Uashington më 15 dhjetor 1942 dhe u varros në varrezat Forest Hills në Boston. Eshtrat e tij u riatdhesuan në Tiranë pas rënies së diktaturës komuniste.

Nga Robert Elsie

Aga Prronjua- Heroi cam i Paramithise dhe perkrahja e tij per suliotet.

$
0
0

Kryengritjet e shumta te Epirit si kunder Pashait te Janines por edhe kunder Otomanve, kane patur si promotore te tyre agallaret e Camerise. Nje nga figurat me karrizmatike dhe me te ndritura qe ka bere emer rreth viteve 1790-1822 ka qene dhe heroi came Aga Islam Prronjua i Paramithise. Ja se si e pershkruan filloheleni William Plomer ne librin e tij “The Diamond of Janina” portretin e heroit came, Aga Islam Prronjon e Paramithise:
“85 vjece, nje trup gjigand, me nje mjeker te gjate dhe te bardhe, mbante mbas vetes se tij 11 djeme, me i vogli 30 vjece dhe me i madhi 60 vjece, te gjithe gjigande dhe te forte si Aty i tyre” A ka pershkrim me te bukur se ky portretizim i Aga Islam Prronjos, gjeneralit 85 vjece?

Aga Prronjua ishte nje nga udheheqesit me ne ze te Camerise, ishte mbrojtesi dhe shpetimtari i suliotve kur ata ishin ne ditet e tyre me te veshtira. Pa mbeshtetien, miqesine dhe besen e agallareve te Camerise, heroizmi i sulioteve nuk do te ishte ky heroizem qe pershkruhet sot ne tekstet e historise. Islam Prronjua ishte miku familjar i dy fiseve me ne ze te Sulit, Xhavellave dhe Bocarajve, ishte gjenerali me i moshuar i Ali Pashes, nje mga mbeshtetesit dhe perkrahesit kryesor te Aliut. Por zoteruesi i Janines dhe Epirit, i haroi shpejte miqte dhe mbeshtetesit e tij te dikurshem dhe hodhi syte nga pronat dhe kamia e cameve, ketu filloi dhe ndaria e madhe mes agallarve came dhe Pashait te Janines

Cameria dhe Suli prej kohesh gezonin nje fare autonomie nga Porta e Larte. Administrimi i Camerise behej nga vete camet dhe suliotet dhe Portes se Larte i paguhej vetem nje takse e vogel vjetore qe ishte sa 1/10 e prodhimit te vendit. Si nje krahine bregdetare autonome e begate, ne Cameri tregetia me Perendimin zinte nje vende te rendesishem. Sipas Pwkuvile ambasadorit Franceze prane Ali Pashes, tregetia e bulmetrave, djathit, gjalpit, mishit, lekurve, peshkut, vait dhe agrumeve, zinin vendin kryesore ne ekonomin e vendit dhe sillnin te ardhura te mira. Edhe Suli me rethinat e tij administrohej nga vete suliotet. Pushteti i sulioteve shtrihej edhe mbi 23 fshatra te krishtera rrotull Sulit qe ishin nen administrimin dhe mbrojtien e sulioteve, te gjitha keto fshatra i paguanin Sulit nje takse vjetore per mbrojtien qe u jepnin suliotet. Armiqesia e Pashait te janines me agallaret came dhe kapedanet suliotet erdhi si rezultat i taksimit te ri qe vendosi Ali Pasha mbi krahinen e Camerise dhe perpjekjen per te kaluar gjithe administrimin e vendit ne dore te tij. Ali Pasha deshironte qe krahinen e Camerise ta kthente ne nje ciflig te tij personal.

Per realizimin e qellimi te tij, Ali Pasha ndoqi rrugen me te gabuar; armiqesine me camet dhe suliotet si zoterit e vertete te Camerise. Pashai i Janines e dinte forte mire; me lufte nuk munde ti perulte dote kollai agallaret e Camerise, keshtu ai zgjodhi rrugen me te shkurter dhe me te preferuar, percarjen. Shume shpejte ne Cameri u cfaqen shenjat e para te nderhyrjes se Ali Pashes. Disa agallar te vegjel e te rene nga vahkti, te shtyre nga Ali Pasha, filluan te ngrynin krye kunder fiseve Prronjo e Caparaj qe sundonin Camerine, por ata duke mos patur mbeshtetien e popullsise came deshtuan ne synimin e tyre.
Pashai i Janines nuk u ndale, nepermjet forces vendosi taksa te renda, te papagueshme mbi krahinen e Camerise dhe kushdo qe nuk paguante detyrimet i konfiskohej pasuria. E gjithe kjo padrejtesi dhe prerje ne bese qe ju be agallarve came nga Pashai i Janines, ndezi tek te gjithe camet zemerimin dhe reagimin e tyre. Agallaret came dhe kapedanet suliote i derguan disa peticione Portes se Larte ku ankoheshin per Ali Pashen dhe politikat e tij shtrenguse dhe percarse, por Porta e Larte e beri veshin e shurrdher kunder ankesave te shumta te sulioteve dhe cameve. Sulltanit i kishte ardhur koha te hakmerrej kunder kesaj krahine qe i kishte hapur telashe te shumta me miqesite e tyre me Anglezet dhe Francezet. Ali Pasha fitoi perkrahjen me pashe te Stambollit, por humbi mbeshtetjen e gjeneralve te tij came si Aga Islam Pronjua dhe Hasan Capari.

Ne vitin 1792 Ali Pasha sulmoi Sulin. Ai nisi drejt Sulit gjithe ushtrine e tij ku nje pjese te saj e drejtonte djali i tij i madhe Muhktari, kurse pjesa tjeter drejtohej nga gjenerali i mocem Aga Prronjua i Paramithise. Suli u rrethua si ne dare, 1.500 suliote te udhehequr nga kapedan Xhavella, babai i Foto Xhavelles, filluan rezistencen kunder trupave ushtarake te Pashait te Janines. Fillimet e para te ekspedites te Muhktarit paten disa suksese, por me mbrapa kjo ekspedit u thye e tera nga suliotet. Arsyeja e deshtimit te sulmit te Pashait kunder sulioteve, ishte mosemaria pjese ne sulme e Aga Prronjos dhe perkrahesve te tij, duke i dhene keshtu mundesi sulioteve qe gjithe forcen e tyre goditese ta drejtonin vetem kunder trupave te Muhktarit. Islam Prronjua nuk mund te sulmonte miqte e tij, ai e dinte shume mire, mbas mposhties se Sulit rradha do ti vinte dhe vete atij dhe agallarve te tjere came. Keshtu u thye dhe perpjekja e pare e Pashait te Janines kunder Sulit.

Ne vitin 1800 Aliu filloi perseri perpjekjen tjeter kunder Sulit. Sulmi i II-te kunder sulioteve filloi nen komanden e gjeneralit me te besuar te Aliut, Mustafa Zigurit qe u thye keqas nga suliotet dhe vete ai humbi jeten nga dora e Foto Xhavelles. I terrbuar nga humbja e radhes, Ali Pasha urdheroi tjeter sulme te menjehershem kunder sulioteve, por kete here sulmi i radhes do te udhehiqej nga vete Aga Prronjua dhe do te fillonte qe heret ne mengjeze me agimin e dites. Ali Pasha per ta detyruar Aga Prronjon qe te futej ne lufte kunder miqeve te tij suliote i mere penge djalin e vogel Agon dhe se bashku me Noti Bocarin i izolon ne bodrumet e Janines. I mencuri Islam Prronjua, i zene ngushte, i dergon lajme mikut te tij Foto Xhavelles dhe i sugjeron Fotos te sulmoi tre ore perpara se te sulmonin forcat e tij. Heret ne mengjese, tri ore perpara sulmit, Foto Xhavella me kapedan Dhimo Dragon sulmuan te paret dhe keshtu mori fund dhe perpjekja e dyte e Aliut per te mposhtur Sulin. Por perpjekjet e Pashait te Janines per te thyer rezistencen e sulioteve nuk shteruan me kaqe.. Aliu e rrethoi perseri Sulin ne nje dare te hekurt ku nuk mund te hynte dhe dilte njeri. Ne Sule shume shpejt u c’faqe uria, e vetmia shprese e sulioteve per ti bere balle urise, ishte ndihma qe mund tu vinte nga Agai i Paramithise dhe Parga. Suli filloi te merte ndihmat e mbledhura nga Islam Prronjua i Paramithise dhe keshtu suliotet i bene balle dhe ketij rrethimi te eger. E gjithe ndihma dhe perkrahja e Agait te Paramithise per suliotet, nuk mund te kalonte pa rene ne sy te Pashait te Janines, por dhe Prronjua e kishte kuptuar qe veprimet e tij ne mbeshtetje te sulioteve kishin rene ne sy te Pashait te Janines. Per t’ju shmangur konfrontimit direkte me te plotefuqishmin e Janines, Aga Prronjua i dergon lajme Ali Pashes dhe i sugjeron atij se vete ai (Prronjua) do te kthehej ne vendin e tij ne Paramithi me justifikimin per te bere nje ispektim te hollesishem te trupave te tij qe mbanin akoma te rrethuar nje pjese te Sulit. Kjo ishte nje tjeter manever e Islam Prronjos per t’ju shmangur perplasjes direkte me Ali Pashen qe po i mbante penge ne bodrumet e Janines djalin e tij te vogel, Agon. Me vajtien e tij ne Paramithi, Islam Prronjua pa trupat e tij te garnizonit qe ishin zevendesuar te gjitha nga trupat besnike te Ali Pashes. Me kete ndryshim te situates, Islam Prronjua kuptoi qarte se nuk i kishte ngelur rruge tjeter vecese te pregatitej per nje lufte te gjate kunder Pashait te Janines.

Prej kohesh Aga Islam Prronjua bashke me Hasan Caparin dhe agallare e tjere te Camerise kishte filluar tentativat per nje bashkim te pergjithshem per nje lufte te perbashket kunder Ali Pashes. Pjestare te ketej bashkimi nuk u bene vetem camet dhe suliotet, ne kete bashkim moren pjese dhe dy pashallaret e tjere te kercenuar nga Aliu, Mustafai i Beratit dhe Ibrahimi i Delvines.

Ne Korrik te 1804 kunder Pashait te Janines u formua nje Lige e fuqishme e udhehequr nga agallaret came me ne krye Islam Prronjon dhe Hasan Caparin. Kete bashkim e tregojne dhe fjalet e kesaj kenge came qe na ka ardhur deri ne ditet tona.

“Teteqind e kater viti
Çameria krie ngriti.
………………….
C’ishte mbushur Parga plot,
Me filaqot e suliote,
prevezane e paramithiote.
Te gjithe fjalen e dhane
Margelliç e gumeniciot
te luftojne Ali Pashane!”

Lindia e kesaj Lige tregoi dhe njehere se mes Pashait te Janines dhe agallarve came kishte filluar lufta. Goditjen e pare kunder Liges, Ali Pasha e filloi me dy pashallaret kundershtar te hershem te tij. Aliu ngriti kunder Ibrahimit te Delvines dhe Mustafait te Beratit gjithe vasalet e tyre dhe te dy keta pashallare kur e pane se ju rrezikoheshin cifligjet dhe harremet e tyre e braktisen marveshjen dhe u bashkuan me Aliun, te vetmit qe i qendruan besnike marveshjes, ishin suliotet dhe agallaret came. Aga Islam Prronjua, pamvarsisht se Aliu po i mbante penge djalin e vogel, nuk i braktisi suliotet dhe i qendroi besnike deri ne funde marveshjes. Ali Pasha duke pare qendrimin e pa lekundur te Islam Prronjos dhe mbeshtetesve te tij per suliotet, urdheroi trupat e tij qe te sulmonin Paramithine.
Camet nen udheheqien e Ago Prronjos dhe Hasan Caparit te mbeshtetur dhe nga 300 suliote te udhehequr nga kapedanet Foto Xhavella dhe Dhimo Drakua i thyen sulmet e njepasnjeshme te Pashait te Janines. Pas18 muajsh lufte te ashper e intrigash te shumta, Pashai i Janines arriti ti mposhte agallaret e Camerise. Ketu mori funde dhe rezistenca e fundit e agallarve te Camerise kunder Ali Pashes. Cameria dhe Suli perfundimisht rane nen sundimin e Aliut.

Jo shume kohe me vone, kur Sulltani zbuloi qarte qellimin finale te Ali Tepelenes qe luftonte per nje -Epir te pavarur dhe Shqiptar- i shpalli lufte Vezirit te Janines. Ne luften e tij kunder otomaneve Ali Tepelenes i duhej mbeshtetja dhe trimeria e cameve dhe sulioteve, per te fituar perkrahjen e tyre, Aliu ju ktheu te gjitha zoterimet sulioteve qe u kthyen perseri ne Sule, kurse agallaret came u bene perseri zoterit dhe sunduesit e Camerise se tyre. Agallaret came dhe nje pjese e kapedaneve suliote, bashkuan armet me Luanin e Janines dhe mbeshteten fuqimishte luften e tij kunder otomaneve. Aga Islam Prronjua u be perseri Gjeneral i Aliut dhe me 11 djemte e tij mbeshteti luften e Ali Pashes kunder otomaneve . Gjenerali tjeter i mencuri dhe trimi Hasan Capari u be dipllomat per mardheniet me jashte i Ali Tepelenes. Mencuria dhe besnikeria e ketij Cami e ngriti larte ne syte e te huajve Ali Pashain e Janines. Kurse suliotet me ne krye Marko Bocarin, Noti Bocarin dhe Foto Xhavellen u lidhen fuqimishte me Ali Tepelenen deri diten e fundit te rezistences se tij. Kjo miqesi e re dhe e fuqishme mes Ali Pashait dhe sulioteve u celebrua ne Janine dhe me martesen e dyte te mamase se Foto Xhavelles, Moskos, ku dore-zenes u be Luani i Janines. Kjo eshte e verteta e heroizmin te Aga Islam Prronjos se Paramithise dhe perkrahjes se tij per suliotet.
—————-
1)- Fakt: Pershkrimi I Aga Pronjos se Paramithise gjendet ne librin
“The Diamond of Janina” me autor William Plomer, Botimi i vitit 1970, USA.
Kpitulli VI-te “The sage of Suli:1, fq- 65, rrj 11-14.-

Arber Thesproti

MASAKRA E MUSLIMANËVE NË ÇAMËRI NDER SHEKUJ

$
0
0

Çamëria, krahina jugore e trevave shqiptare, e merr këtë emër nga lumi Tiamis, qysh në kohën e fiseve ilire, që sot quhet Kalama, e që
përshkon krahinën mes për mes. Në antikitet, në trevën e Greqisë, ka banuar fisi ilir i Thesprotëve. Kjo trevë, me një sipërfaqe prej
2400 km katror më 1912, ka pasur një popullsi prej 50000 banorësh.

Çamëria kufizohet në veri me lumin Pavel, në jug me gjirin e Prevezës, në Lindje me malet e Ajdonatit dhe në perëndim me detin
Jon. Gjuha shqipe që flasin çamët, sipas albanologut danez Pedersen,është një nga dialektet më të pastra të shqipes.
Enciklopedia e Madhe greke e botuar më 1923, jep këto karakteristika për çamët:
Çamët janë shtatlartë, flokëzinj, të shkathët, luftëtarë, të zgjuar, krijues, të besës dhe shumë besimtarë në fenë e tyre Islame. Çamët
ishin të shpërndarë edhe në vise të tjera të Greqisë veri – perëndimore, jashtë kufijve që përmendëm më lartë. Para sundimit
turk, në Çamëri ka sunduar princi Gjin Bue Shpata.

Duke filluar qysh nga fundi i shekulit të XV, popullsia çame përqafoi masivisht islamizmin. Provë për këtë, është xhamia e
Sulltan Bajazitit, e ndërtuar në qytetin e Parathimisë, që mban datën 1492. Rreth 80% e popullatës së Çamërisë, më 1912 ishte
muslimane, kurse 20 % mbetën të krishterë ortodoksë.

Çamët përqafuan sektin Sunit dhe Çamëria, ishte e vetmja trevë e populluar nga shqiptarët, që nuk njohu sekte dhe tarikate të
tjera islamike. Në çdo katund të Çamërisë, kishte hoxhë dhe xhami, ndërsa në qytetet kryesore, si Filati, Gumenica, Margëlliçi,
Pramithia, Arta dhe Preveza, funksiononin medresetë. Një nga medresetë më të përmendura, ishte ajo e Parathimisë, e ndërtuar më
1870. Qysh kur çamët, përqafuan islamizmin, presioni greko – sllav, erdhi duke u rritur në progresion gjeometrik.

Dijetari çam, Haki Hamzai, ishte frymëzuesi i vëllait të tij, Myrte Hamzait, i cili më 1794, grumbulloi 8000 çamër të armatosur, për t’u
mbrojtur nga agresioni greko – rus. Trupat ruse nën komandën e admiraleve Orlov dhe Ushakov, mbasi pushtuan Korfuzin dhe ishujt e
Jonit, të nxitur nga kisha greke, u orvatën të pushtonin edhe Çamërinë. Myrte Hamzai luftoi me heroizëm së bashku me çamët e tij,
duke bërë që të dështonin planet shoviniste të ortodoksizmit ruso – grek. Për t’u hakmarrë nga disfata e pësuar, admirali rus Ushakov,
pushkatoi në ishullin e Korfuzit, një përfaqësi çame, në gjirin e së cilës bënte pjesë dijetari Haki Hamzai dhe disa hoxhallarë. Më 1809
u formua “Lidhja Çame”, në të cilën aderuan Ali Formaqi, kreu i Shqiptarëve të Peloponezit dhe Teodor Kollokotroni (bythëguri),
përfaqësuesi i arvanitasve të Greqisë. Në këtë lidhje, mendimi dhe fjala e dijetarëve çamë ishte parësore. Kjo Lidhje, zhvilloi disa
beteja, për të mbrojtur të drejtat e popullsisë çame, të marra nëpër këmbë nga pashallarët dhe nëpunësit e Portës së Lartë.

Më 1850, çamët u ngritën përsëri me në krye Ago Pronjën nga Paramithia. Familja e Pronjëve ishte një nga familjet më në zë
në trevat çame dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e identitetit kombëtar për mëse një shekull. Ago Pronja me një forcë
prej 5000 vetash, luftoi kundër andarteve grekë, që kishin filluar të depërtonin në tokat çame, qysh nga krijimi i shtetit grek më
1829. Kongresi i Berlinit, më 1878 me vendimet e tij të pa drejta,  shtyri aneksimet greke akoma më në veri, duke i dhënë Greqisë disa
nga trojet e Çamërisë, duke përfshirë edhe qytetet e Prevezës dhe të Artës. Ushtria greke, me të hyrë në këto krahina, dogji dhe rrafshoi
xhamitë, medresetë dhe gjithçka shqiptare dhe islame. Ata vranë parinë e vendit dhe e detyruan një pjesë të popullatës muslimane
çame, të shpërngulej në pjesën tjetër të Çamërisë, ose në Turqi. Një rol të rëndësishëm në këtë përiudhë për mbrojtjen e interesave
kombëtare të mbarë shqiptarëve, luajti dijetari i shquar çam Hasan Tahsin, i lindur më 1811 në katundin Ninat të Konispolit, një ndër
teologët kryesorë të Lidhjes së Prizrenit.

Hasan Tahsini, bëri një punë të palodhur për konsolidimin e Islamit në trevat çame. Ai hapi me shpenzimet e tij medresenë e Filatit më
1860 dhe rindërtoi shumë xhamira të dëmtuara. Ai ishte i ditur si  Avicena dhe i mprehtë si Dekarti. Feja, atdheu dhe dituria ishin
pasionet e tij për gjithë jetën. Në Stamboll kreu medresenë, kurse në Paris, studioi për 12 vjet, shkencat natyrore. Veprat e këtij
dijetari të madh të kombit shqiptar dhe të fesë islame, u mblodhën  dhe u botuan në sajë të kujdesit të nxënësit të tij Nadiri Fevzi.
Një nga kryeveprat e Hasan Tahsinit, “Ilmi Ruh” (Dituria mbi shpirtin) e përktheu në gjuhën shqipe më 1979, stdiuesi dhe
orientalisti i talentuar, Vexhi Buharaja. Dijetari Hasan Tahsin Çami ndërroi jetë më 1881. Për nder të kujtimit të tij në qytetin e
Sarandës, është ndërtuar një bust, i cili u dëmtua me turbullirat e 1997, nga grekomanët.

Më 1881 trupat greke pushtuan trevat e Çamërisë së jugut dhe Artën. Bandat e andartëve, të armatosur nga qeveria greke dhe të frymëzuar
nga kisha ortodokse, ushtruan terror mbi popullsinë çame muslimane. Në Prevezë dhe rrethinat e saj u masakruan mbi 120 çamër muslimanë,
midis tyre edhe myftiu i Prevezës. Qëllimi i qeverisë greke ishte largimi i çamëve muslimanë nga trojet e tyre etnike. Për të
përballuar presionin greko – ortodoks, u formua një forcë vullnetare e përbërë nga çamër muslimanë, nën komandën e trimit
Muharrem Rushiti. Dijetarët dhe hoxhallarët çamë, e ndihmuan Muharem Rushitin si nga ana financiare ashtu dhe për shtimin e rradhëve të
luftëtarëve të tij. Ai zhvilloi shumë beteja dhe i shkaktoi shumë humbje grekëve. Muharem Rushiti gjatë periudhës kohore 1870 – 1920 u
plagos pesë herë dhe mori 12 plagë në trup të tij.
Me zemër të plagosur dhe trup të sakatosur, Murahem Rushiti u largua nga Çamëria e tij e dashur më 1920, në moshën 70 vjeçare i ndjekur këmba –
këmbës nga andartët grekë. Ai u vendos në qytetin e Sarandës ku vdiq në varfëri të plotë në 1931, në moshën 81 vjeç. Kisha greke edhe të
vdekur nuk e la të qetë këtë mbrojtës të identitetit kombëtar dhe të islamizmit. Ajo dërgoi njerëz të paguar për t’i prishur varrin.

Që në fillimin e Luftës së Parë Ballkanike, më 1912, ushtria greke invadoi Çamërinë. Me mijëra çamë, luftuan për mbrojtjen e Janinës
për pesë muaj rrjesht duke bërë heroizma të padëgjuara. Lufta e Bezhanit, që njihet nga shqiptarët me emrin lufta e “pesë puseve” i
shkaktoi grekëve humbje të rënda. Ushtrinë greke e drejtonte vetë mbreti i Greqisë Kostandin, i ndihmuar nga një repart special
francez. Në një telegram që i drejtonte myftiu i Filatit, Mehmet Zeqiraj, Ismail Qemalit më 1 dhjetor 1912 i njoftonte, se e gjithë
Çamëria ishte në agoni dhe i kërkonte ndihma në armë dhe në njerëz. Në mars të 1913, Janina ra në duart e grekëve. Një terror i
padëgjuar shpërtheu mbi popullsinë muslimane. Shumë familje muslimane çame u larguan nga Janina të tmerruar duke u vendosur në
trojet shqiptare të papushtuara, ose në Turqi. Vetëm në krahinën e Parathimisë grekët masakruan 72 krerë të krahinës, midis tyre edhe
myftiun e qytetit, Dalan Prënjasi. U shtuan presionet për ndërrimin e fesë islame, për ndalimin e festave islame, për ndalimin e
përdorimit të gjuhës shqipe në zyrat e administratës, shtimin e taksave dhe shumë masa të tjera me pikësynim largimin e popullatës
çame muslimane nga trojet e tyre. Konferenca e fuqive të mëdha në Londër, më 1913, që u konsakrua me Protokollin e Firences në gusht
të po atij viti, ia dha krahinën e Çamërisë shtetit grek. Brenda kufirit shqiptar mbetën shtatë katunde çame me kryeqendër
Konispolin. Ky ishte coptimi më radikal që iu bë trevave të Çamërisë. Pazarllëqet e shtetit grek vazhduan, për shpërnguljen e
çamëve nga trevat e tyre duke nënshkruar marrëveshjen e 14 majit 1914 me shtetin Turk. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, mbi 10000
çamër muslimanë u shpërngulën me forcë në Turqi dhe 1000 familje çame për t’i shpëtuar persekutimit grek, u vendosën brenda kufirit
shqiptar. Mbas përfundimit të luftës greko – turke u nënshkrua marrëveshja e Lozanës më 1922, që parashikonte këmbimin e minoritetit turk në Greqi, me grekët e Azisë së Vogël. Qeveria greke
me paturpësinë më të madhe i quante çamët muslimanë minoritet turk, duke iu mohuar kështu identitetin kombëtar shqiptar.
Çamët refuzuan
të bëhen plaçkë tregu në këtë pazar të ndyrë. Duke hasur në kundërshtimin energjik të tyre qeveritarët grekë vunë në përdorim
thikën dhe dhrahminë. Të ndjekur me armë dhe me mashtrime, shpërngulën me lot në sy nga vatrat e tyre rreth 30000 çamër. Ata u
vendosën në Anadoll, e sidomos në krahinën e Izmirit. Çamët, që mbetën brenda kufijve të mbretërisë greke, iu nënshtruan represioneve të panumërta. Kjo shtypje mori përmasa të pakrahasueshme kur më 1936, në krye të shtetit grek u vendos
diktatori Joan Metaksai. Në këtë kohë në Çamëri filloi një proces i egër helenizmi. Filloi zëvendësimi i emrave të katundeve me emra
greke. Kështu p.sh. katundi i Varfaj u quajt Parapetamo, Picari u quajt Aites, Spadari – Trikos etj. U ndërruan dhe emrat e lumenjve,
fushave, maleve dhe çdo gjë që mbante emra shqip u zëvendësua me fjalë greke. U ndalua mësimi i fesë islame nëpër mejtepe dhe
medrese. U ndalua komunikimi në gjuhën shqipe në gjykata, në ushtri dhe në zyrat qeveritare. U vendosën taksa shumë të larta dhe ua
morën një pjesë të pasurisë së patundshme. Nga kisha greke, predikohej hapur se ata çamër që do të konvertoheshin në orthodhoksë
do gëzonin të gjitha të drejtat dhe do të përjashtoheshin nga taksat.
Çamet i rezistuan edhe kësaj stuhije greke, duke ruajtur fenë islame, e cila ishte bërë pjesë e identitetit kombëtar të tyre.
Çamët që mbetën ortodoksë u asimiluan nga grekët, humbën identitetin e tyre shqiptar dhe sot shumë prej tyre janë bërë më grekër se
grekët. Në vitet e sundimit të diktatorit fashist Metaksa, shumë dijetarë dhe hoxhallarë çamë i kthyen shtëpitë e tyre në vende të
lutjeve dhe të mësimëve të fesë islame. Është për t’u përmendur në këtë drejtim, hoxha nga Paramithia, Muharem Sali Bollati, i cili
edhe pse u kërcënua nga autoritetet greke, nuk hoqi dorë nga predikimet e fesë islame.

Një tjetër dijetar çam që ia kushtoi gjithë jetën fesë islame dhe kombit shqiptar është Murat Ferhat Canaj. Studioi për teologji në
Kajro në fillim të shek. XX. Zhvilloi aktivitet të vrullshëm për të penguar shpërnguljen e çamëve nga trojet e tyre etnike për në Turqi
në periudhën 1923 – 1924, duke u zgjedhur kryetar i një komiteti shqiptarësh, që vepronte atëherë në Çamëri. Vjen disa herë në
Shqipëri dhe krijon lidhje me kryetarin e nacionalistëve shqiptarë Mid’hat Abdyl Frashëri. Dënohet nga një Gjykatë ushtarake greke më
1936 me vdekje në mungesë. Kur Çamëria çlirohet nga thundra greke, kthehet në Çamëri dhe zhvillon një aktivitet të ethshëm fetar dhe
kombëtar. I ndjekur nga zervistët grekë, largohet nga Çamëria duke lënë në flakë shtëpinë dhe gjithë pasurinë e tij. Qeveria komuniste
e Enver Hoxhës e arrestoi për aktivetetin fetar dhe kombëtar të kryer në Greqi dhe ia dorëzon grekëve, të cilët e dënojnë me burgim
të përjetshëm në burgun e Janinës. Mbasi vuan disa vjet burg në Greqi, lërohet për arsye sëmundjeje dhe kthehet në Shqipëri. Përsëri
burg dhe internim deri sa vdes më 1953.

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, qeveria greke e Metaksait mori një sërë masash represive kundër popullsisë çame
muslimane. Rreth 2000 të rinj çamër u mobilizuan në repartet e punës të ushtrisë greke. Ata detyroheshin të bënin një punë prej
skllevërish në hapje llogoresh dhe ndërtime ushtarake. 4000 burra muslimanë çamë, u internuan në kampet e përqëndrimit të Kretës dhe
të Mitilinit gjatë muajve shtator – tetor të vitit 1940. Rreth 500 prej tyre gjetën vdekjen nga trajtimi mizor i autoriteteve greke.
Një fat tragjik pati myftiu i Filatit, Mehmet Zeqiraj, i lindur në Filat më 1865 një nga dijetarët më të shquar të trevës së Çamërisë.
Për shumë kohë kishte qenë drejtori i medresesë së Filatit dhe kryemyftiu i gjithë Çamërisë. Gëzonte një autoritet dhe simpati në
të gjithë popullatën çame. Në moshën 75 vjeçare, në shtator të 1940, arrestohet nga qeveria greke dhe internohet në kampin Kaqino afër
Pireut. Me urdhër të kryeministrit Metaksa, merret nga kampi dhe dënohet me vdekje nga një gjykatë ushtarake greke. Pushkatohet
publikisht në Paramithi, më 30 tetor 1940. Gjatë tërheqjes së ushtrisë greke nga trevat çame edhe në maj të 1941, ushtria greke
vrau rreth 300 çamë dhe grabiti me mijëra kokë bagëti. Largimi i pushtetit të urryer grek u prit me hare nga popullata muslimane
çame. U la i lirë përdorimi i gjuhës shqipe, u hapën shkollat, xhamitë dhe medresetë. Çamëria nuk u bashkua me Shqipërinë, por atje
u vendos një administratë ushtarake italiane. Duhet theksuar se flamuri kombëtar shqiptar në disa qytete çame, u hoq nga pushtuesit
italianë me nxitjen e autoriteteve kolaboracioniste greke. Hoxhallarët dhe dijetarët çamë ishin të parët që propagandonin për
bashkimin me Shqipërinë dhe ndihmuan për formimin në Filat, të një force ushtarake çame prej 2000 vetash, nën komandën e Nuri Dinos dhe
Dine Kalos. Kjo forcë, kishte për qëllim mbrojtjen e trevave çame, por u kufizua vetëm në Filat dhe Gumenicë. Si gjithmonë edhe në këtë
periudhë muslimanët çamë nën mësimet e dijetarëve dhe hoxhallarëve, treguan një tolerancë për t’u lavdëruar ndaj armiqve të tyre. Në
asnjë rast nga hoxhallarët çamë nuk ka patur thirrje për urrejtje dhe hakmarrje ndaj ortodoksëve grekë. Në të kundërt, janë strehuar
në shtëpitë e hoxhallarëve çamë, shumë grekë dhe familjet e tyre që ndiqeshin nga okupatorët. Po kështu janë strehuar në shtëpitë e
muslimanëve çamë me dhjetëra familje hebreje të ikur, nga Janina, Korfuzi dhe ishujt e Qefalonisë.

Pranvera e lirisë Çame vazhdoi vetëm 3 vjet (1941 –1944). Në fillim të 1944, forcat shoviniste greke, të udhëhequra nga gjenerali
Napoleon Zerva dhe të armatosura gjer në dhëmbë nga aleatët anglo – amerikanë, filluan përgatitjet e ethshme për të sulmuar trevat çame.
Forcat e gjeneral Zervës që numëroheshin në 10000 vetë ishin shumica me prejardhje çamësh shqiptarë, por të helenizuar nga kisha
orthodhokse greke. Edhe vetë gjeneral Zerva, ishte një i tillë. Këto forca vepronin simbas urdhërave që merrnin nga qeveria greke në
emigrim, me seli në Kajro. Përballë kësaj force agresive ndodheshin reparte të vogla çame muslimane të armatosura keq dhe të
paorganizuara.. Më 27 Qershor 1944, 5000 forcat greke të komanduara nga vetë gjenerali Zerva, filluan sulmin masiv kundër fshatrave dhe
qyteteve çame. Grekët me bajoneta, çanin barqet e grave shtatzëna dhe hidhnin në flakë të gjallë fëmijë dhe pleq. U dogjën xhami,
shkolla dhe gjithçka që identifikonte kombësinë shqiptare.
Në një xhami në qytetin e Parathimisë u dogjën të gjallë rreth 40 gra dhe fëmijë që kishin shkuar atje për të gjetur strehim. U dogj medreseja  e qytetit dhe të gjitha xhamitë në qytet dhe në fshat. Grekët vranë
myftiun e Parathimisë, dijetarin Hasan Efendiun së bashku me hoxhallarët Mulla Çafaja, Haxhi Shehun dhe hafiz Esat Ademin. Vetëm
në krahinën e Parathimisë dhe Margëllëçit në datën 27 qershor u vranë 782 veta. Forcat zerviste me thika ndër dhëmbë dhe ura të
ndezura në duar, u vërsulën si ujq të tërbuar, drejt veriut, duke e kthyer Çamërinë në një tokë të djegur.. E vetmja rezistencë e
armatosur u bë në vendin e quajtur Munin, gusht 1944 ku 72 çamë luftuan heroikisht për 24 orë kundër 5 batalioneve zerviste të
përbërë prej 2500 vetash. Të 72 çamët ranë në fushën e betejës duke i shkaktuar forcave greke 400 të vrarë dhe 600 të plagosur. Napoleon
Zerva që drejtonte nga një majë kodre, në fund të betejës i deklaroi korrespondentit të B.B.C. se muslimanët çamë i kishin asgjësuar
lulen e ushtrisë së tij. Masakrat greke vazhduan në Gumenicë dhe Filat, duke shkaktuar 2400 të vrarë dhe një numër të madh të
plagosurish. 27 Qershori i 1944-ës me vendim të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, ka hyrë në historinë e Shqipërisë si dita
e genocidit të popullsisë çame. Forcat greke, vazhduan masakrat dhe plaçkitjet prej 27 qershorit deri më 1 nëntor të 1944-ës. Gjatë
kësaj kohe, ata vranë përveç Hasan Efendiut, myftin e Parathimisë, edhe Izet Cukarin, myftin e Pargës, Qamil Abazin, myftin e
Margëlliçit dhe shumë hoxhallarë të tjerë.
Në katundin Drizë të Margëlliçit, grekët dogjën të gjallë, hoxhën e fshatit së bashku me djalin e tij 11-vjeçar. Zervistët dogjën me qindra shtëpi dhe
grabitën krejt gjënë e gjallë, që llogaritet në 400.000 dele, dhi, lopë dhe mushka. 22.000 çamë të ndjekur nga fërshëllimat e plumbave
me foshnja në duar dhe me një bohçe në krah, hynë në kufirin e Shqipërisë si muhaxhirë të mjeruar. Ata lanë mbrapa pasurinë e tyre
të vënë gjatë brezave që llogaritet me vlerë, 4 miliardë dollarë.
Shtëpitë, ullishtet, kopshtijet, pyjet dhe zabelet iu dhanë grekëve dhe vllehëve të shpërngulur nga zona e Gramozit, gjatë luftës
civile 1945 – 1949. Autoritetet greke nuk e ndalën dorën e tyre edhe ndaj varreve të çamëve muslimanë. Me buldozerë, ata rrafshuan të
gjitha varret, kudo që ishin. Mbi Çamërinë gjatë shekujve, frynë erërat e ftohta të ortodoksisë greke, por uragani i tmerrshëm i 1944-
ës, i çrrënjosi çamët, nga trojet e tyre etnike. Përgjegjësi indirekte për këtë genocid, mbajnë edhe fuqitë aleate, të cilët nuk
lëvizën as gishtin. Me qëndrimin e tyre ata inkurajuan shovinistët grekë, për të kryer masakrën çame.
Aktualisht në Çamëri, zyrtarisht nuk ka mbetur asnjë çam i besimit musliman. Atje mund të gjesh vetëm ca rrënoja të xhamive dhe medreseve, që kanë ekzistuar para vitit
1945.

Qeveria diktatoriale komuniste e Shqipërisë, i la në mëshirën e fatit çamët e ardhur nga Greqia dhe nuk bëri asnjë përpjekje, për
t’iu siguruar strehim, bukë dhe punë. Me forcat e veta dhe me përkrahjen e popullsisë shqiptare, ata u vendosën në zonën e Shqipërisë së Mesme, sidomos në Vlorë, Durrës dhe Tiranë. Çamët,
shikoheshin me dyshim nga qeveria e Tiranës dhe trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë. Më 1948, qeveria komuniste e Tiranës
urdhëroi mobilizimin e disa qindrave çamëve, për të dërguar në Greqi që të luftonin në radhët e komunistëve grekë. Çamët refuzuan me
këmbëngulje dhe s’pranuan të bëheshin mish për top, për interesat komuniste. Mbi 1000 çamë u arrestuan dhe u dërguan në kampin e
përqëndrimit, ne Lozhan.. Nga trajtimi çnjerëzor, vdiqën rreth 80 vetë. Persekutimi i çamëve në Republikën e Shqipërisë, vazhdoi gjer
më 1991. Me qindra çamë u pushkatuan dhe u dënuan me burgime të rënda. Sot në Republikën e Shqipërisë, jetojnë rreth 150000 çamë.
Ata janë nga muslimanët më të devotshëm, midis popullatës shqiptare.

Në Shqipërinë e Jugut dhe të mesme, shumë hoxhallarë janë me origjinë nga trevat e Çamërisë. Historia e Çamërisë është historia
më e trishtuar e trevave të kombit shqiptar. Kjo histori, është trajtuar nga historianë dhe publicistë jo vetëm shqiptarë por edhe
grekë. Historiani arvanitas, Aristidh Kola, në librin e tij “Shqipëtarët e Greqisë” dënon denocidin grek ndaj çamëve muslimanë dhe thotë se çamët kanë lënë gjurmë të thella në kulturën
greke. Historiani grek, Niko Zenga, në librin e tij “Imperalizmi Englez dhe rezistenca greke 1940 – 1945” ndër të tjera shkruan: “Të
na vijë turp para historisë dhe të fshehim fytyrën me duart tona, për aktet e shëmtuara që janë kryer ndaj popullsisë çame”. I gjithë
kombi shqiptar është i obliguar për zgjidhjen e problemit çam, që sot është i ezauruar si nga qeveria greke, ashtu dhe nga fuqitë e
mëdha botërore. Nuk duhet harruar kurrë tragjedia çame dhe trevat shqiptare të aneksuara nga shovinisët grekë.

Vrasja e myftiut te Filatit dhe Trimi Muharrem Rushiti

$
0
0

Fatëkeqësisht tragjedia çame e luftës se dytë botërore ka filluar me vrasjen e myftiut te Filatit.

“Në Prevezë dhe rrethinat e saj u masakruan mbi 120 çamër muslimanë, midis tyre edhe myftiu i Prevezës. Qëllimi i qeverisë greke ishte largimi i çamëve muslimanë nga trojet e tyre etnike. Për të përballuar presionin greko – ortodoks, u formua një forcë vullnetare e përbërë nga çamër muslimanë, nën komandën e trimit Muharrem Rushiti. Dijetarët dhe hoxhallarët çamë, e ndihmuan Muharem Rushitin si nga ana financiare ashtu dhe për shtimin e rradhëve të luftëtarëve të tij. Ai zhvilloi shumë beteja dhe i shkaktoi shumë humbje grekëve. Muharem Rushiti gjatë periudhës kohore 1870 – 1920 u plagos pesë herë dhe mori 12 plagë në trup të tij. Me zemër të plagosur dhe trup të sakatosur, Murahem Rushiti u largua nga Çamëria e tij e dashur më 1920, në moshën 70 vjeçare i ndjekur këmba – këmbës nga andartët grekë. Ai u vendos në qytetin e Sarandës ku vdiq në varfëri të plotë në 1931, në moshën 81 vjeç. Kisha greke edhe të vdekur nuk e la të qetë këtë mbrojtës të identitetit kombëtar dhe të islamit. Ajo dërgoi njerëz të paguar për t’i prishur varrin.”

JAKUB SHPATA Princi i pare mysliman çam Shqiptar.

$
0
0

Jakub Shpata
Principare [i njohur] Musliman çam

Zoteruesi
i Artes, Cameri
1410 – 1416

Shkruan : Abedin Rakipi

Renia e Perandorise Bizantine si rrjedhoje e luftes civile qe e morri kete perandori ne shekullin e 14te, renia e Serbise se madhe pas vdekjes se Stefan Dushanit, fitores Osmane ne betejen e Kosoves, kryqezatat latine dhe rremujrat qe ata sollen ne Ballkan, per here te pare
ne historine e Perandorise Bizantine qe po shkaterrohej nxjerrin ne pah rracen e lashte Iliro-Shqiptare qe te dale si rrace dominuese ne skenen Ballkanike dhe ne vecanti ne zonen e Jugut te Shqiperise, apo Epirit te Lashte.

Shkaterrimi i Despoteve Bizantine, Serbe, etj qe per shekuj shkaterruar identitetin e Shqiptareve ne Epir, pas mesit te shekullit te 14te pa daljen e Shqiptareve si etni me vete ne Epir dhe ne te gjithe Shqiperine Etnike. Epiri ne keto kohe krizash te shekullit te 14te gjendet ne nje fushebeteje te madhe ku princa Serb, Vlleh, Grek e Latin u gjenden perballe Shqiptareve te cilet pas renies se despotizmit Bizantine filluan qe te tregojne identitetin e tyre te vecante si pasardhes te Ilireve. Despote Greke si Nikofori ne keto kohe ishin nga ata qe do te eleminoheshin nga Shqiptaret clirimtare. Shqiptaret gjate fundshekullit te 13te dhe te 14te do te gjendeshin derin ne Peleponez (apo More) e Thesali ku ata do te ishin mercenare per sunduesit Latine, apo ne shume raste ata do te punesoheshin edhe ne shtetin Osman, pertej Bosforit.
Ne valen e clirimeve Shqiptare te trojeve te tyre neper Epir gjate shek. 14, Shqiptaret u ndeshen me sundimtaret Serb si Simeon Uroshin, Thoma
Preljubovicin etj, qe mbanin nen pushtim qytete Shqiptare si Janinen etj. Familje Shqiptare si ajo e Shpatajve ne Angjelokaster apo e Loshajve ne Arte ishin nga ato familje qe bene emer ne keto kohe.
Familja e Shpatajve, nen udheheqjen e Gjin Bua Shpates ishte nje nga familjet qe pa hapjen me te madhe territoriale qe Shqiptaret pane ne Epirin e Jugut gjate shekullit te 14, ku kjo familje u shtri qe nga Arta e deri ne Gjirokaster. Ndaj ketij ekspansioni Shqiptar, Grekerit, Napolitanet, Serbet etj kryen aleanca te ndryshme per te thyer rrezistencen Shqiptare, por Shqiptaret nen udheheqjen e Gjin Bua Shpates, Zenevishteve etj dolen fitimtare si ne shembullin e rrethimit te qytetit te Artes me 1379, kur Shqiptaret nen udheheqjen e Gjin Bua Shpates munden qe te dalin fitues kunder forcave Greke, Serbe e Latine.

Pasiqe Shqiptaret prej shekujsh kishin patur te impozuar mbi vetet e tyre fe sa nga Roma e Kostandinopoja, dalja e familjeve Shqiptare te lira ne
skenen nderkombetare i beri ato familje qe te jene ne kerkim te identitetit te tyre fetar, pervec atij rracor qe ata gjeten ne keto kohe lirie. Familje si ajo e Topiajve ne Shqiperine e Mesme, Muzakajve etj shpesh pane qe te nderrojne fene e tyre nga ortodoks ne katolike, kjo sipas interesave te kohes dhe konspiracive apo kercenimeve qe atyre iu vinin nga Bizanti, Venecia dhe Roma.

Pas vdekjes se Gjin Bua Shpates i cili per 25 vjet (1374 – 1399) i mbrojti tokat Shqiptare qe nga Arta e deri ne Akarnanine nga sulmet Serbe, Greke apo Latine, Shqiptaret ne kryeqytetin e Epirit, ne Arte kaluan nen pushtetin e vellait te Gjinit, Sguro Buo Shpates, i cili e humbi pushtetin e tij ndaj sulmit qe nje vllaho-bullgar i quajtur Bokoi kreu ndaj Artes. Por pas pak kohesh Shqiptaret arriten qe te marrin serisht pushtetin e tyre ne Arte nen udheheqjen e djemve te motres se Gjin Bua Shpates, Irenes; Muriki dhe Yakub Shpates ku i fundit kishte pranuar fene Islame prej kohesh dhe kishte vene emer Musliman.

Ne kohen kur vellezerit Murik dhe Jakub erdhen ne pushtet ne Arte, ne Janine, familja Italiane e Tokove prej shume kohesh vazhdonte qe te ishte ne pushtet dhe te ushtronte aktivitet armiqesor kunder Shqiptareve. Qe ne kohe te Gjinit Shqiptaret u ndeshen me Kryqtaret Hospitallers te cilet luftuan per Italianet e Janines, Vonices dhe Leukeas. Me kete familje Latine fisi i Shpatave do te luftonte ne 16 vitet e ardhshme, ku ne
raste krizash kusherinjte e vellezerve Murik dhe Jakub, si ne rastin e Paul Shpates me 1405, do te kerkonin ndihmen e Osmaneve kunder Latineve.

Lufta e Shqiptareve ne Epir vazhdoi gjate shekullit te 14 dhe 15te nen udheheqjen e Murik Shpates, i cili rrezistoi kunder Latineve deri ne fillim te viteve 1410.

Pas vdekjes se tij, ne pushtet ne Principaten e Artes erdhi i vellai i Murikut, Jakub Shpata, i cili si Musliman qe ishte me fe, perben ndoshta nga Princat me te hershem Shqiptare Muslimane ne historine e njohur Shqiptare.

Udheheqja e Jakub Shpates pati nje mbeshtetje te madhe mes Shqiptaresh sidomos fisit te Shpatave, Alkadit, Mallakastrioteve etj. Pakicat fanatike Greke ne Arte dhe ne qytetet ku Shqiptaret jetonin ne Epir ishin ato qe nuk e kishin ne sy te mire liderin e tyre Musliman
Shqiptar. Pas shume betejash mes familjeve Shqiptare te kohes me ato Latine e Greke nen Karlo Tokon ne Epir, me Tetor 1416 gjate
nje beteje kunder nje keshtjelle ne Vobliane, Jakub Shpata u fut ne kurth nga Grekerit e keshtjelles (keshtjellari quhej Papadhopulos) ne fjale qe e genjyen Jakubin per numrin e ushtareve grek e latine qe ishte ne keshtjelle, dhe me ne fund e vrane Jakubin dhe shume ushtare te tij.

Vrasja me pabesi e Jakub Shpates coi ne renien e famlijes se Shpatave dhe ne te njejten kohe ne renien e nje prej Principatave me te hershme Shqiptare ne historine tone te njohur kombetare, qe ne te njejten kohe ishte e udhehequr nga nje Musliman, shume kohe perpara ardhjes se Turqve. Familja e Shpatajve e cila mbante akoma Arten dhe shume qytete ne Epir, pas rrethimit qe Karlo Tokko i beri Artes dhe vdekjes se
Jakubit, coi te emen e tij Irena Shpaten, te vejen dhe te vejen e vellait te Jakubit te dorezojne Arten ndaj Latineve dhe te sjelli ne largimin e shume Shqiptareve nga Arta.

*** *** ***

Ndersa shume familje Shqiptare te shekullit te 14te ishin ne pikepyetje ne lidhje me identitetin e tyre fetar, dhe e nderronin fene per hire te interesave te fuqive perreth, nje fakt interesant na tregon se disa familje apo zoterime Shqiptare ne Iliri dhe Epir qe ne shekullin e
14 shihen si adoptues te fese Islame, edhe pse Turqit ishin shume larg nga ardhja ne Ballkan dhe ne trevat Shqiptare. Shembuj si familja e Hoxha Zakarias ne Veri te Shqiperise (qe sebashku me familje te tjera Shqiptare si ajo e Gjergj Dukagjinit, Dhimiter Jonimes, Kostandin Balshes (ne Kruje) etj mbeshteten Turqit ne betejen e Kosoves kunder pushtuesit Serb dhe me pas ne Anadoll ne luften e Bajazidit kunder Tamerlangut), apo e familjes se Shpatave ne Jug te Shqiperise, qe pranuan Islamin si fene e tyre, na tregojne se feja Islame ka ardhur mes Shqiptaresh shume kohe perpara ardhjes se Turqve dhe perpjekjet e shume qarqeve kryqtare per ta treguar Islamizimin e popullit tone si nje `detyrim nga turku’ bien poshte fare qarte nga keto konvertime lideresh Shqiptare qe ne kohet kur Turqit nuk kishin pushtuar trevat Shqiptare ne fjale. Pasja e liderve
fisnor Shqiptare ne zotesime te fese Islame qe ne kohet para-Osmane, na tregon se Islamizimi mes Shqiptareve ka ardhur si pasoje e punes misionare te predikuesve Islam, te cilet pas konvertimit te liderve Shqiptare si Jakub Shpata, padyshim qe kane cuar ne pranimin masiv te Islamit edhe nga masat e gjera Shqiptare, qe ne shekullin e 14te, pra shume vite perpara ardhjes se pushtetit Osman ne trevat Shqiptare te Ballkanit.

HASAN ÇAPARI LUANI I ÇAMERISE

$
0
0
HASAN ÇAPARI LUANI I ÇAMERISE

Nga : Abedin Rakipi

Lindi në Margëllëç. Themeluesi i derës së lavdishme Çapari. Vasil Krapsiti në “Istoria tu Margatiu” gabohet kur shkruan se ishte i ardhur, aziatik. Gojëdhënat e shumta të bashkëqytetarë ve të tij vërtetojnë katërcipërisht se ai pati dalë nga familja e madhe margëllëçase, Amaràti. Prijësi luftarak më i zoti dhe më i dëgjuari jo vetëm në Çamëri, që po se po, por edhe shumë më përtej, shpatarak i rrallë, gjeneral i shquar kalorie dhe diplomat i dalluar. Admirali rus, Ushakov, komandanti i flotës së Detit të Zi, i cili asokohe vepronte në detin Jon, në shkresat dërguar oborrit carist, Hasan Çaparin e quante një ndër komandantët e rëndësishëm të armatës alipashiane. (P. Aravantinoi, G.LL.Arsh dhe I.M.Qafëzezi. ). Sipas dëshmitarëve ngjarjepërshkrues të kohës dhe gojëdhënave të shumta ai kishte një trup të bëshëm e lastar si qiparis, tërheqës e tejet të fuqishëm. Tejet i pashëm: fytyrëkalesh(paksa ezmer), syfilxhan, vetulltrashë e flokëzi si pendë korbi. Thuhet, gjithashtu, se ishte gjysmë njeri e gjysmë “xhinì”(hyjni) dhe se kishte dashnore një zërë(orë, zanë); thuhet edhe se ajo i ishte shfaqur në gjumë edhe vet të shoqes së Hasanit. Sipas gojëdhënave të mbartura nga brezi në brez çeta cubash sulotë “nuk linin dy gurë bashkë”. Që nga çerdhet e veta në brinjat e thepisura të humbëtirave të Sulit – sipas I. M. Q.- ato derdheshin tatëpjetë fshatrave të vendeve të ulta të Çamërisë Jugore, tmerronin banorët e tyre dhe grabisnin gjithçka që gjenin në to; madje disave prej fshatrave të afërta me ta u vinin edhe detyrime të përvitshme. Të gjitha veprimet ushtarake osmane kundër tyre kishin qënë të padobishme; dhe ç’ishte edhe më keq. ata kishin mundur të ngrenin edhe një nyjë tejet të fuqishme në malin Flùar, mal në të majtë të rrjedhës së mesme të Lumit të Zi, e cila u kishte dhënë edhe më tepër dorë për grabitëri në vendbanimet e krahinës Çamofshatra;ndë rkaq, ai që pastaj u quajt me mbiemrinÇapâr, kishte arritur në dallgë të tij. Për t’u ndalur grabitqarëve hovin dhe për t’u prerë përgjithmonë udhën etyre dëmebërëse, prijës e trima nga Janina, Margëllëçi, Narta, Paramithia e Préveza kundër tyre ngrinin prita të shumta dhe bënë me to luftime të herëpasherëshme shumë të rrepta e tejet të përgjakshme; gjithësaherë i zmbrapsnin dhe i zbonin deri në strofkat e tyre të çelura nëpër faqet e pjerrta thikë të maleve të veta. Njëri prej atyre prijësave e kordhëtarëve me emër ishte edhe Hasan Amarati. Gjatë vitit 1772 ai me trimat e vet –sipas Ilo Mitkë Qafëzezit- disa nga çetat në fjalë “që rripnin fshatrat e ultësirave” i dërrmoi disa herë dhe më në fund i shkatërroi tërësisht. Gjatë një nate kur kapedan Xhavàrra(a Zhavàrra) me cubat e vet po kalonte nga fshati Koçonopull i Poshtëm për në fshatin fqinjë, Muzhakë, papritmas hasi në njësinë luftarake të prirë nga Hasan Amarati. Në përfytjen e bërë në shtratin e rrjedhës së epërme të lumit Lur, gjatë dyluftimit ndërmjet të dyprijësve, Hasani e vrau Xhavarrën dhe si shenjë mundjeje i mori sharkën e zezë me shirita të bardhë anëve; këta lloj shiritash në Çamëri –si edhe ata të llambave me vajguri- i quajnë çaparë. Shiritat e asaj gune u bënë shkak që andej e pas Hasan Amarati të quhej Hasan Çapari.(Rrëfime të Abdul Kup Gjuzelit, Hasan Velo Çaçanit dhe Mete Faslli Ballës nga Margëllëçi). I.M.Q. thotë se përleshja në fjalë u bë në fshatin Bodàr; dikush tjetër thotë se u bë në Zharrovìnë, edhe këta të dy vendbanime në Çamofshatra. Po, po të mbahen parasysh vendndodhjet e këtyre fshatrave dhe mundësia për t’u vërtitur çetat në fjalë, mund të thuhet pa mëdyshje se rrëfimi i tre margëllëçasve të sapopërmendur është plotësisht bindës, pra dhe i besueshëm.Që kur vrau kapedan Xhavarrën, emri i Hasan Amaratit –tanimë me mbiemrin Çapari- mori dhenë; krahas tij edhe kamja e fuqia u ngjitën mbi ata të deriatëhershmit. Duke e ndjerë veten me peshë të veçantë, H. Ç. u vetëmërgua nga dera mëmë në Margëllëç dhe shkoi e u vendos në Luarat, fshat fqinjë në perëndim të Margëllëçit. Aty ngriti gërbjen e vet madhështore, të quajtur “Sarajet e Çaparénjet”, muret e të cilave qëndrojnë ende tërësisht në këmbë. H. Ç., pra, u bë themeluesi i një dere të re prijëse, e cila shumë shpejt u bë derë parësore që vuri në hije jo vetëm derën mëmë të Amaràtëve, që po se po, po mënjanoi mjaft edhe dyert e mëparshme prijëse të Çamërisë së Mesme Perëndimore: të Hùsëve, të Aliut, të Gravës, të Mùrtos, të Rùsëve e deridiku edhe të derës së hershme feudale, të Prronjàtëve. Madje H. Ç. me veprimet e gjalla ushtarake e diplomatike krahinore,ndërkrahinore e ndërshtetërore bëri që plot historianë bashkëkohës: anglezë, francezë, grekë, rusë etj. ta rendisnin –sipas historianit sovjetik G.LL.Arsh dhe atij francez, Belêr(J.P.Bellaire) “të parin” ndër të 3 sundimtarët më të përmendur dhe më të fuqishëm të Çamërisë: Islam Prronjon e Mahmut Dalanin.Bashkëqytetarë t e H. Ç.: Haxhi Vejsel Karametua(dtl. 1912), Mehmet Faslli Balla(dtl. 1895) dhe Rexhep Muhamet Abduli(dtl. 1895), tregojnë se kur A. p. T. vendosi ta zbonte njësinë ushtarake franceze napoloniane nga Préveza, pyeti H. Ç. se si mund të arrihej një gjë e tillë. A. p. T. e dinte se francezët Prévezën e kishin bërë të “pamarrshme”. Në pjesën më të ngushtë të rripthit tokësor që lidhte qytetin me trungun, ata kishin çelur një kanal shumë të gjerë dhe shumë të thellë, gjë që kishte ndërprerë kalimin lirshëm për në qytet; në të mund të shkohej vetëm nëpërmjet një ure, e cila ruhej rreptësist me ushtarë të shumtë, topa e armatime të tjera. Hasan Çapari, i cili e dinte fare mirë vështirësinë që paraqiste marrja e Prévezës, nuk i dha atij asnjë mendim e s’iu zotua për asgjë; u mjaftua vetëm me një “ta shohim”. A. p. T. që e njihte H. Ç. sa edhe veten e vet, nuk e shtyufjalën më tej. Pa humbur kohë Hasan Çapari arriti në Margëllëç dhe, pasi mblodhi të madh e të vogël, u tha: – Kush isht burrë, të ngjeshinj armët e të vinjë me mua të vemi të marrim Prévezën. Kush nuk isht, të veshinj tumene e të mbillet bërna në shtëpi me grât.Aty për aty dolën 500 kalorës dhe 300 këmbësorë margëllëças e fqinjarë, luftëtarë nga më trimat; ndër ta edhe më të tërbuarit: Beqo Novalli, Hamit Gomarja, Sulo Bali e Zejnel Hara. Me të dalë përtej Shkallës së Kallodhìqit, qitën shpatat dhe thyen këllëfët e tyre. Kjo do të thoshte: “Ja fitore, ja vdekje!”.I.M.Q. thotë se në mesnatën e 12.X.1798 ushtria alipashiane iu afrua ish-qytetit Nikopol, në gumburadhat e të cilit kishte zënë vend një njësi ushtarake franceze. Të nesërmen në mëngjes njësia ushtarake shqiptare e prirë nga H. Ç. u vërsul mbi njësinë franceze; gjatë një luftimi trup me trup e qiti nga hendeqet, por ajo u përqëndrua në mbeturinat e amfiteatrit. Kapiten Riçmonti kundërsulmoi me bajonetë mbërthyer, po 20 shqiptarë e plagosën dhe e mbërthyen për fyti, gati për t’i prerë kokën; e shpëtoi zëri gjëmues “mos” i H. Ç. Brenda pak minutave njësia ushtarake francezeu asgjësua dhe ai që dikur ishte qytet, u ripërmblodh në sundimtarinë shqiptare. Përfundimin e përleshjes atje Napoleon Koracini në veprën e vet “Grecia ed Albania, appunti e rivelazioni ”, Milano, 1886, fq. 204, e tregon kësisoj: “Rrethuar nga 500 kalorës shqiptarë të udhëhequr nga Hasan Çapari prej Margëllëçit, Gabori u vërvit me bajonetëmbërthyer të çelte shteg, po ra i vdekur me të dalë nga gërmadhat e ish-teatrit; ushtarët pak nga pak u vranë të gjithë. Riçmonti mori në krah kufomën e zëvendësit të tij dhe me shpatë zhveshur u turr të delte jashtë murit të rrethuesve, po s’mundi. I plagosur keq, u ul mbi njërin gju dhe u ra luftëtarëve që e sulmuan të parët, deri sa arriti me vrap mbi kalë vet Hasan Çapari; si armik fisnik, i doli mbrojtës me krahërorin e tij. Urdhëroi ushtarët të ndërprisnin goditjet kundër Riçmontit dhe e tërhoqi atë me të gjitha kujdesitë…i lidhi plagët dhe eliroi”. Sipas Françesk Tajanit, Napoleon Koracinit dhe I. M. Q. më 13.X.1798 ushtria shqiptare alipashiane iu derdh njësisë ushtarake franceze të vendosur në Prévezë, të komanduar nga gjeneralët Hottei dhe La Salcette. Kur këmbësorët po i afroheshin hendekut – kallëzojnë të 3 tregimtarët e lartpërmendur dhe bashkëqytetari i tyre, Abdul Kup Gjuzeli- 300 margëllëças e fqinjarë prenë nga një strósë(deng) me dru të njomë. Si arrinë tek hendeku-det, vërvitën në të dengjet me dru dhe bënë kështu urëkalimin. Prej andej tok me këmbësorë të tjerë iu derdhën francezëve, shkatërruan fortesën e tyre pranë urës dhe iu sulën francezëve të tjerë aty afër e deri në qytet. H. Ç., me të dhënë veziri shenjën e caktuar, çau vetëtimthi nëpër francezët që kishin zënë vende luftimi nëpër qytet dhe iu lëshua grupimit kryesor që po mbahej këmbëngulthi nëpër lundrat anëdetare. Nuk u desh shumëkohë që ajo nyjë aq e fuqishme kundërshtarësh të bëhej e paqënë. Megjithatë –edhe pse në perëndim e sipër- qëndresa e francezëves’ishte asgjësuar përfundimisht. Napoleon Koracini thotë se kapiteni Tissot me 35 bombahedhës që prej 4 orësh po mbahej ende në kishën e shën Harallambit i rrethuar nga 200 luftëtarë shqiptarë, të drejtuar nga Muhtar bej Ali Pasha Tepelena. U desh vërvitja e fluturimtë e H. Ç. dhe e kalorësve të vet që të shuhej edhe kjo qendër qëndrese dhe qyteti të kalonte përfundimisht në duar të alipashianëve. Historiani anglez, Th. C. Huges(II,219) , duke bërë fjalë mbi rrufeshmërinë dhe madhështinë e H. Ç. në luftimet për dëbimin e njësisë ushtarake franceze nga Nikopoli dhe Préveza, vëren :”The famous Hasan Zapari of Margariti” kur po derdhej mbi njësinë ushtarake franceze, të dy cepat e pelerinës ia fluturonte era në përngjasim me krahët e një shqiponje gjigande qëturret seprash. Me t’u çliruar Préveza, A. p. T. prej andej, më 19.X.1798 H. Ç. e dërgoi të plotfuqishëm në Pargë. Ai duhej të bindte parësinë pargarite, që qyteti i tyre të shkëputej nga sundimtarët francezë dhe të kalonte paqësisht brenda vilajet-shtetit shqiptar të A. p. T., detyrë që H. Ç. bëri çmos që ta përmbushte me shumë maturi dhe ndershmëri.(Shih Parga). Vasil Krapsiti në veprën e vet “I Istoria tu Margaritiu”, Athinë, 1992, fq. 28, për H. Ç. shkruan: “Gjatë gjithë jetës së vet u dallua për heroizmin e tij, për urtësinë dhe veprimtarinë ushtarake me të cilat shtoi rëndësinë, ndikimin dhe pasurinë e vet.”. Kur po kthehej nga Préveza në Margëllëç, në kruan e fshatit Lijé i zbriti kalit dhe u përkul të pinte ujë. Koburja që mbante në silah rrëshqiti dhe, duke u përplasur për tokë shpërtheu dhe e la të vdekur.(tregime të bashkëqytetarë ve të vet: Abdul Kup Gjuzeli,Mehmet Faslli Balla dhe Rexhep Çaçani. (Për hollësi rreth jetës dhe veprimtarisë së H. Ç. dhe të të birit të tij, Musait, shih: Taq H. Kondillari, M. E

ROLI I DIJETARËVE MUSLIMANË NË REZISTENCËN SHQIPTARE NË ÇAMËRI

$
0
0

Çamëria, krahina jugore e trevave shqiptare, e merr këtë emër nga
lumi Tiamis, qysh në kohën e fiseve ilire, që sot quhet Kalama, e që
përshkon krahinën mes për mes. Në antikitet, në trevën e Greqisë, ka
banuar fisi ilir i Thesprotëve. Kjo trevë, me një sipërfaqe prej

Çamëria kufizohet në veri me lumin Pavel, në jug me gjirin e
Prevezës, në Lindje me malet e Ajdonatit dhe në perëndim me detin
Jon. Gjuha shqipe që flasin çamët, sipas albanologut danez Pedersen,
është një nga dialektet më të pastra të shqipes. Enciklopedia e
Madhe greke e botuar më 1923, jep këto karakteristika për çamët:
Çamët janë shtatlartë, flokëzinj, të shkathët, luftëtarë, të zgjuar,
krijues, të besës dhe shumë besimtarë në fenë e tyre Islame. Çamët
ishin të shpërndarë edhe në vise të tjera të Greqisë veri –
perëndimore, jashtë kufijve që përmendëm më lartë. Para sundimit

Duke filluar qysh nga fundi i shekulit të XV, popullsia
çame përqafoi masivisht islamizmin. Provë për këtë, është xhamia e
Sulltan Bajazitit, e ndërtuar në qytetin e Parathimisë, që mban
datën 1492. Rreth 80% e popullatës së Çamërisë, më 1912 ishte

Çamët përqafuan sektin Sunit dhe Çamëria, ishte e vetmja
trevë e populluar nga shqiptarët, që nuk njohu sekte dhe tarikate të
tjera islamike. Në çdo katund të Çamërisë, kishte hoxhë dhe xhami,
ndërsa në qytetet kryesore, si Filati, Gumenica, Margëlliçi,
Pramithia, Arta dhe Preveza, funksiononin medresetë. Një nga
medresetë më të përmendura, ishte ajo e Parathimisë, e ndërtuar më
1870. Qysh kur çamët, përqafuan islamizmin, presioni greko – sllav,
erdhi duke u rritur në progresion gjeometrik.

Dijetari çam, Haki Hamzai, ishte frymëzuesi i vëllait të tij, Myrte
Hamzait, i cili më 1794, grumbulloi 8000 çamër të armatosur, për t’u
mbrojtur nga agresioni greko – rus. Trupat ruse nën komandën e
admiraleve Orlov dhe Ushakov, mbasi pushtuan Korfuzin dhe ishujt e
Jonit, të nxitur nga kisha greke, u orvatën të pushtonin edhe
Çamërinë. Myrte Hamzai luftoi me heroizëm së bashku me çamët e tij,
duke bërë që të dështonin planet shoviniste të ortodoksizmit ruso –
grek. Për t’u hakmarrë nga disfata e pësuar, admirali rus Ushakov,
pushkatoi në ishullin e Korfuzit, një përfaqësi çame, në gjirin e së
cilës bënte pjesë dijetari Haki Hamzai dhe disa hoxhallarë. Më 1809
u formua “Lidhja Çame”, në të cilën aderuan Ali Formaqi, kreu i
Shqiptarëve të Peloponezit dhe Teodor Kollokotroni (bythëguri),
përfaqësuesi i arvanitasve të Greqisë. Në këtë lidhje, mendimi dhe
fjala e dijetarëve çamë ishte parësore. Kjo Lidhje, zhvilloi disa
beteja, për të mbrojtur të drejtat e popullsisë çame, të marra nëpër
këmbë nga pashallarët dhe nëpunësit e Portës së Lartë.

Më 1850, çamët u ngritën përsëri me në krye Ago Pronjën
nga Paramithia. Familja e Pronjëve ishte një nga familjet më në zë
në trevat çame dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm për mbrojtjen
e identitetit kombëtar për mëse një shekull. Ago Pronja me një forcë
prej 5000 vetash, luftoi kundër andarteve grekë, që kishin filluar
të depërtonin në tokat çame, qysh nga krijimi i shtetit grek më
1829. Kongresi i Berlinit, më 1878 me vendimet e tij të pa drejta,
shtyri aneksimet greke akoma më në veri, duke i dhënë Greqisë disa
nga trojet e Çamërisë, duke përfshirë edhe qytetet e Prevezës dhe të
Artës. Ushtria greke, me të hyrë në këto krahina, dogji dhe rrafshoi
xhamitë, medresetë dhe gjithçka shqiptare dhe islame. Ata vranë
parinë e vendit dhe e detyruan një pjesë të popullatës muslimane
çame, të shpërngulej në pjesën tjetër të Çamërisë, ose në Turqi. Një
rol të rëndësishëm në këtë përiudhë për mbrojtjen e interesave
kombëtare të mbarë shqiptarëve, luajti dijetari i shquar çam Hasan
Tahsin, i lindur më 1811 në katundin Ninat të Konispolit, një ndër

Hasan Tahsini, bëri një punë të palodhur për konsolidimin e Islamit
në trevat çame. Ai hapi me shpenzimet e tij medresenë e Filatit më
1860 dhe rindërtoi shumë xhamira të dëmtuara. Ai ishte i ditur si
Avicena dhe i mprehtë si Dekarti. Feja, atdheu dhe dituria ishin
pasionet e tij për gjithë jetën. Në Stamboll kreu medresenë, kurse
në Paris, studioi për 12 vjet, shkencat natyrore. Veprat e këtij
dijetari të madh të kombit shqiptar dhe të fesë islame, u mblohën
dhe u botuan në sajë të kujdesit të nxënësit të tij Nadiri Fevzi.
Një nga kryeveprat e Hasan Tahsinit, “Ilmi Ruh” (Dituria mbi
shpirtin) e përktheu në gjuhën shqipe më 1979, stdiuesi dhe
orientalisti i talentuar, Vexhi Buharaja. Dijetari Hasan Tahsin Çami
ndërroi jetë më 1881. Për nder të kujtimit të tij në qytetin e
Sarandës, është ndërtuar një bust, i cili u dëmtua me turbullirat e
1997, nga grekomanët.

Më 1881 trupat greke pushtuan trevat e Çamërisë së jugut dhe Artën.
Bandat e andartëve, të armatosur nga qeveria greke dhe të frymëzuar
nga kisha ortodokse, ushtruan terror mbi popullsinë çame muslimane.
Në Prevezë dhe rrethinat e saj u masakruan mbi 120 çamër muslimanë,
midis tyre edhe myftiu i Prevezës. Qëllimi i qeverisë greke ishte
largimi i çamëve muslimanë nga trojet e tyre etnike. Për të
përballuar presionin greko – ortodoks, u formua një forcë
vullnetare e përbërë nga çamër muslimanë, nën komandën e trimit
Muharrem Rushiti. Dijetarët dhe hoxhallarët çamë, e ndihmuan Muharem
Rushitin si nga ana financiare ashtu dhe për shtimin e rradhëve të
luftëtarëve të tij. Ai zhvilloi shumë beteja dhe i shkaktoi shumë
humbje grekëve. Muharem Rushiti gjatë periudhës kohore 1870 – 1920 u
plagos pesë herë dhe mori 12 plagë në trup të tij. Me zemër të
plagosur dhe trup të sakatosur, Murahem Rushiti u largua nga Çamëria
e tij e dashur më 1920, në moshën 70 vjeçare i ndjekur këmba –
këmbës nga andartët grekë. Ai u vendos në qytetin e Sarandës ku vdiq
në varfëri të plotë në 1931, në moshën 81 vjeç. Kisha greke edhe të
vdekur nuk e la të qetë këtë mbrojtës të identitetit kombëtar dhe të
islamizmit. Ajo dërgoi njerëz të paguar për t’i prishur varrin.

Që në fillimin e Luftës së Parë Ballkanike, më 1912, ushtria greke
invadoi Çamërinë. Me mijëra çamë, luftuan për mbrojtjen e Janinës
për pesë muaj rrjesht duke bërë heroizma të padëgjuara. Lufta e
Bezhanit, që njihet nga shqiptarët me emrin lufta e “pesë puseve” i
shkaktoi grekëve humbje të rënda. Ushtrinë greke e drejtonte vetë
mbreti i Greqisë Kostandin, i ndihmuar nga një repart special
francez. Në një telegram që i drejtonte myftiu i Filatit, Mehmet
Zeqiraj, Ismail Qemalit më 1 dhjetor 1912 i njoftonte, se e gjithë
Çamëria ishte në agoni dhe i kërkonte ndihma në armë dhe në njerëz.
Në mars të 1913, Janina ra në duart e grekëve. Një terror i
padëgjuar shpërtheu mbi popullsinë muslimane. Shumë familje
muslimane çame u larguan nga Janina të tmerruar duke u vendosur në
trojet shqiptare të papushtuara, ose në Turqi. Vetëm në krahinën e
Parathimisë grekët masakruan 72 krerë të krahinës, midis tyre edhe
myftiun e qytetit, Dalan Prënjasi. U shtuan presionet për ndërrimin
e fesë islame, për ndalimin e festave islame, për ndalimin e
përdorimit të gjuhës shqipe në zyrat e administratës, shtimin e
taksave dhe shumë masa të tjera me pikësynim largimin e popullatës
çame muslimane nga trojet e tyre. Konferenca e fuqive të mëdha në
Londër, më 1913, që u konsakrua me Protokollin e Firences në gusht
të po atij viti, ia dha krahinën e Çamërisë shtetit grek. Brenda
kufirit shqiptar mbetën shtatë katunde çame me kryeqendër
Konispolin. Ky ishte coptimi më radikal që iu bë trevave të
Çamërisë. Pazarllëqet e shtetit grek vazhduan, për shpërnguljen e
çamëve nga trevat e tyre duke nënshkruar marrëveshjen e 14 majit
1914 me shtetin Turk. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, mbi 10000
çamër muslimanë u shpërngulën me forcë në Turqi dhe 1000 familje
çame për t’i shpëtuar persekutimit grek, u vendosën brenda kufirit
shqiptar. Mbas përfundimit të luftës greko – turke u nënshkrua
marrëveshja e Lozanës më 1922, që parashikonte këmbimin e
minoritetit turk në Greqi, me grekët e Azisë së Vogël. Qeveria greke
me paturpësinë më të madhe i quante çamët muslimanë minoritet turk,
duke iu mohuar kështu identitetin kombëtar shqiptar. Çamët refuzuan
të bëhen plaçkë tregu në këtë pazar të ndyrë. Duke hasur në
kundërshtimin energjik të tyre qeveritarët grekë vunë në përdorim
thikën dhe dhrahminë. Të ndjekur me armë dhe me mashtrime,
shpërngulën me lot në sy nga vatrat e tyre rreth 30000 çamër. Ata u
vendosën në Anadoll, e sidomos në krahinën e Izmirit. Çamët, që
mbetën brenda kufijve të mbretërisë greke, iu nënshtruan
represioneve të panumërta. Kjo shtypje mori përmasa të
pakrahasueshme kur më 1936, në krye të shtetit grek u vendos
diktatori Joan Metaksai. Në këtë kohë në Çamëri filloi një proces i
egër helenizmi. Filloi zëvendësimi i emrave të katundeve me emra
greke. Kështu p.sh. katundi i Varfaj u quajt Parapetamo, Picari u
quajt Aites, Spadari – Trikos etj. U ndërruan dhe emrat e lumenjve,
fushave, maleve dhe çdo gjë që mbante emra shqip u zëvendësua me
fjalë greke. U ndalua mësimi i fesë islame nëpër mejtepe dhe
medrese. U ndalua komunikimi në gjuhën shqipe në gjykata, në ushtri
dhe në zyrat qeveritare. U vendosën taksa shumë të larta dhe ua
morën një pjesë të pasurisë së patundshme. Nga kisha greke,
predikohej hapur se ata çamër që do të konvertoheshin në orthodhoksë
do gëzonin të gjitha të drejtat dhe do të përjashtoheshin nga
taksat. Çamet i rezistuan edhe kësaj stuhije greke, duke ruajtur
fenë islame, e cila ishte bërë pjesë e identitetit kombëtar të tyre.
Çamët që mbetën ortodoksë u asimiluan nga grekët, humbën identitetin
e tyre shqiptar dhe sot shumë prej tyre janë bërë më grekër se
grekët. Në vitet e sundimit të diktatorit fashist Metaksa, shumë
dijetarë dhe hoxhallarë çamë i kthyen shtëpitë e tyre në vende të
lutjeve dhe të mësimëve të fesë islame. Është për t’u përmendur në
këtë drejtim, hoxha nga Paramithia, Muharem Sali Bollati, i cili
edhe pse u kërcënua nga autoritetet greke, nuk hoqi dorë nga
predikimet e fesë islame.

Një tjetër dijetar çam që ia kushtoi gjithë jetën fesë islame dhe
kombit shqiptar është Murat Ferhat Canaj. Studioi për teologji në
Kajro në fillim të shek. XX. Zhvilloi aktivitet të vrullshëm për të
penguar shpërnguljen e çamëve nga trojet e tyre etnike për në Turqi
në periudhën 1923 – 1924, duke u zgjedhur kryetar i një komiteti
shqiptarësh, që vepronte atëherë në Çamëri. Vjen disa herë në
Shqipëri dhe krijon lidhje me kryetarin e nacionalistëve shqiptarë
Mid’hat Abdyl Frashëri. Dënohet nga një Gjykatë ushtarake greke më
1936 me vdekje në mungesë. Kur Çamëria çlirohet nga thundra greke,
kthehet në Çamëri dhe zhvillon një aktivitet të ethshëm fetar dhe
kombëtar. I ndjekur nga zervistët grekë, largohet nga Çamëria duke
lënë në flakë shtëpinë dhe gjithë pasurinë e tij. Qeveria komuniste
e Enver Hoxhës e arrestoi për aktivetetin fetar dhe kombëtar të
kryer në Greqi dhe ia dorëzon grekëve, të cilët e dënojnë me burgim
të përjetshëm në burgun e Janinës. Mbasi vuan disa vjet burg në
Greqi, lërohet për arsye sëmundjeje dhe kthehet në Shqipëri. Përsëri
burg dhe internim deri sa vdes më 1953.

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, qeveria greke e
Metaksait mori një sërë masash represive kundër popullsisë çame
muslimane. Rreth 2000 të rinj çamër u mobilizuan në repartet e punës
të ushtrisë greke. Ata detyroheshin të bënin një punë prej
skllevërish në hapje llogoresh dhe ndërtime ushtarake. 4000 burra
muslimanë çamë, u internuan në kampet e përqëndrimit të Kretës dhe
të Mitilinit gjatë muajve shtator – tetor të vitit 1940. Rreth 500
prej tyre gjetën vdekjen nga trajtimi mizor i autoriteteve greke.
Një fat tragjik pati myftiu i Filatit, Mehmet Zeqiraj, i lindur në
Filat më 1865 një nga dijetarët më të shquar të trevës së Çamërisë.
Për shumë kohë kishte qenë drejtori i medresesë së Filatit dhe
kryemyftiu i gjithë Çamërisë. Gëzonte një autoritet dhe simpati në
të gjithë popullatën çame. Në moshën 75 vjeçare, në shtator të 1940,
arrestohet nga qeveria greke dhe internohet në kampin Kaqino afër
Pireut. Me urdhër të kryeministrit Metaksa, merret nga kampi dhe
dënohet me vdekje nga një gjykatë ushtarake greke. Pushkatohet
publikisht në Paramithi, më 30 tetor 1940. Gjatë tërheqjes së
ushtrisë greke nga trevat çame edhe në maj të 1941, ushtria greke
vrau rreth 300 çamë dhe grabiti me mijëra kokë bagëti. Largimi i
pushtetit të urryer grek u prit me hare nga popullata muslimane
çame. U la i lirë përdorimi i gjuhës shqipe, u hapën shkollat,
xhamitë dhe medresetë. Çamëria nuk u bashkua me Shqipërinë, por atje
u vendos një administratë ushtarake italiane. Duhet theksuar se
flamuri kombëtar shqiptar në disa qytete çame, u hoq nga pushtuesit
italianë me nxitjen e autoriteteve kolaboracioniste greke.
Hoxhallarët dhe dijetarët çamë ishin të parët që propagandonin për
bashkimin me Shqipërinë dhe ndihmuan për formimin në Filat, të një
force ushtarake çame prej 2000 vetash, nën komandën e Nuri Dinos dhe
Dine Kalos. Kjo forcë, kishte për qëllim mbrojtjen e trevave çame,
por u kufizua vetëm në Filat dhe Gumenicë. Si gjithmonë edhe në këtë
periudhë muslimanët çamë nën mësimet e dijetarëve dhe hoxhallarëve,
treguan një tolerancë për t’u lavdëruar ndaj armiqve të tyre. Në
asnjë rast nga hoxhallarët çamë nuk ka patur thirrje për urrejtje
dhe hakmarrje ndaj ortodoksëve grekë. Në të kundërt, janë strehuar
në shtëpitë e hoxhallarëve çamë, shumë grekë dhe familjet e tyre që
ndiqeshin nga okupatorët. Po kështu janë strehuar në shtëpitë e
muslimanëve çamë me dhjetëra familje hebreje të ikur, nga Janina,
Korfuzi dhe ishujt e Qefalonisë.

Pranvera e lirisë Çame vazhdoi vetëm 3 vjet (1941 –1944). Në fillim
të 1944, forcat shoviniste greke, të udhëhequra nga gjenerali
Napoleon Zerva dhe të armatosura gjer në dhëmbë nga aleatët anglo –
amerikanë, filluan përgatitjet e ethshme për të sulmuar trevat çame.
Forcat e gjeneral Zervës që numëroheshin në 10000 vetë ishin shumica
me prejardhje çamësh shqiptarë, por të helenizuar nga kisha
orthodhokse greke. Edhe vetë gjeneral Zerva, ishte një i tillë. Këto
forca vepronin simbas urdhërave që merrnin nga qeveria greke në
emigrim, me seli në Kajro. Përballë kësaj force agresive ndodheshin
reparte të vogla çame muslimane të armatosura keq dhe të
paorganizuara. Më 27 Qershor 1944, 5000 forcat greke të komanduara
nga vetë gjenerali Zerva, filluan sulmin masiv kundër fshatrave dhe
qyteteve çame. Grekët me bajoneta, çanin barqet e grave shtatzëna
dhe hidhnin në flakë të gjallë fëmijë dhe pleq. U dogjën xhami,
shkolla dhe gjithçka që identifikonte kombësinë shqiptare. Në një
xhami në qytetin e Parathimisë u dogjën të gjallë rreth 40 gra dhe
fëmijë që kishin shkuar atje për të gjetur strehim. U dogj medreseja
e qytetit dhe të gjitha xhamitë në qytet dhe në fshat. Grekët vranë
myftiun e Parathimisë, dijetarin Hasan Efendiun së bashku me
hoxhallarët Mulla Çafaja, Haxhi Shehun dhe hafiz Esat Ademin. Vetëm
në krahinën e Parathimisë dhe Margëllëçit në datën 27 qershor u
vranë 782 veta. Forcat zerviste me thika ndër dhëmbë dhe ura të
ndezura në duar, u vërsulën si ujq të tërbuar, drejt veriut, duke e
kthyer Çamërinë në një tokë të djegur. E vetmja rezistencë e
armatosur u bë në vendin e quajtur Munin, gusht 1944 ku 72 çamë
luftuan heroikisht për 24 orë kundër 5 batalioneve zerviste të
përbërë prej 2500 vetash. Të 72 çamët ranë në fushën e betejës duke
i shkaktuar forcave greke 400 të vrarë dhe 600 të plagosur. Napoleon
Zerva që drejtonte nga një majë kodre, në fund të betejës i deklaroi
korrespondentit të B.B.C. se muslimanët çamë i kishin asgjësuar
lulen e ushtrisë së tij. Masakrat greke vazhduan në Gumenicë dhe
Filat, duke shkaktuar 2400 të vrarë dhe një numër të madh të
plagosurish. 27 Qershori i 1944-ës me vendim të Parlamentit të
Republikës së Shqipërisë, ka hyrë në historinë e Shqipërisë si dita
e genocidit të popullsisë çame. Forcat greke, vazhduan masakrat dhe
plaçkitjet prej 27 qershorit deri më 1 nëntor të 1944-ës. Gjatë
kësaj kohe, ata vranë përveç Hasan Efendiut, myftin e Parathimisë,
edhe Izet Cukarin, myftin e Pargës, Qamil Abazin, myftin e
Margëlliçit dhe shumë hoxhallarë të tjerë. Në katundin Drizë të
Margëlliçit, grekët dogjën të gjallë, hoxhën e fshatit së bashku me
djalin e tij 11-vjeçar. Zervistët dogjën me qindra shtëpi dhe
grabitën krejt gjënë e gjallë, që llogaritet në 400.000 dele, dhi,
lopë dhe mushka. 22.000 çamë të ndjekur nga fërshëllimat e plumbave
me foshnja në duar dhe me një bohçe në krah, hynë në kufirin e
Shqipërisë si muhaxhirë të mjeruar. Ata lanë mbrapa pasurinë e tyre

Shtëpitë, ullishtet, kopshtijet, pyjet dhe zabelet iu dhanë grekëve
dhe vllehëve të shpërngulur nga zona e Gramozit, gjatë luftës
civile 1945 – 1949. Autoritetet greke nuk e ndalën dorën e tyre edhe
ndaj varreve të çamëve muslimanë. Me buldozerë, ata rrafshuan të
gjitha varret, kudo që ishin. Mbi Çamërinë gjatë shekujve, frynë
erërat e ftohta të ortodoksisë greke, por uragani i tmerrshëm i 1944-
ës, i çrrënjosi çamët, nga trojet e tyre etnike. Përgjegjësi
indirekte për këtë genocid, mbajnë edhe fuqitë aleate, të cilët nuk
lëvizën as gishtin. Me qëndrimin e tyre ata inkurajuan shovinistët
grekë, për të kryer masakrën çame. Aktualisht në Çamëri, zyrtarisht
nuk ka mbetur asnjë çam i besimit musliman. Atje mund të gjesh vetëm
ca rrënoja të xhamive dhe medreseve, që kanë ekzistuar para vitit
1945.

Qeveria diktatoriale komuniste e Shqipërisë, i la në mëshirën e
fatit çamët e ardhur nga Greqia dhe nuk bëri asnjë përpjekje, për
t’iu siguruar strehim, bukë dhe punë. Me forcat e veta dhe me
përkrahjen e popullsisë shqiptare, ata u vendosën në zonën e
Shqipërisë së Mesme, sidomos në Vlorë, Durrës dhe Tiranë. Çamët,
shikoheshin me dyshim nga qeveria e Tiranës dhe trajtoheshin si
qytetarë të dorës së dytë. Më 1948, qeveria komuniste e Tiranës
urdhëroi mobilizimin e disa qindrave çamëve, për të dërguar në Greqi
që të luftonin në radhët e komunistëve grekë. Çamët refuzuan me
këmbëngulje dhe s’pranuan të bëheshin mish për top, për interesat
komuniste. Mbi 1000 çamë u arrestuan dhe u dërguan në kampin e
përqëndrimit, ne Lozhan. Nga trajtimi çnjerëzor, vdiqën rreth 80
vetë. Persekutimi i çamëve në Republikën e Shqipërisë, vazhdoi gjer
më 1991. Me qindra çamë u pushkatuan dhe u dënuan me burgime të
rënda. Sot në Republikën e Shqipërisë, jetojnë rreth 150000 çamë.

Në Shqipërinë e Jugut dhe të mesme, shumë hoxhallarë janë me
origjinë nga trevat e Çamërisë. Historia e Çamërisë është historia
më e trishtuar e trevave të kombit shqiptar. Kjo histori, është
trajtuar nga historianë dhe publicistë jo vetëm shqiptarë por edhe
grekë. Historiani arvanitas, Aristidh Kola, në librin e
tij “Shqipëtarët e Greqisë” dënon denocidin grek ndaj çamëve
muslimanë dhe thotë se çamët kanë lënë gjurmë të thella në kulturën
greke. Historiani grek, Niko Zenga, në librin e tij “Imperalizmi
Englez dhe rezistenca greke 1940 – 1945” ndër të tjera shkruan: “Të
na vijë turp para historisë dhe të fshehim fytyrën me duart tona,
për aktet e shëmtuara që janë kryer ndaj popullsisë çame”. I gjithë
kombi shqiptar është i obliguar për zgjidhjen e problemit çam, që
sot është i ezauruar si nga qeveria greke, ashtu dhe nga fuqitë e
mëdha botërore. Nuk duhet harruar kurrë tragjedia çame dhe trevat
shqiptare të aneksuara nga shovinisët grekë.

Shënim.

Në këtë studim, është shfrytëzuar artikulli i Sali
Bollatit “Vështrim i shkurtër historik mbi trevën e Çamërisë”
botuar në gazetën “Iliria” të New Yorkut më 1998 dhe janë
intervistuar nga autori me qindra çamë, dëshmitarë okularë të
masakrave greke